Home / Lajme / Maqedoni / BDI dënon tërbimin e huliganëve maqedonas (VIDEO)

BDI dënon tërbimin e huliganëve maqedonas (VIDEO)

BDI reagon ashpër ndaj tërbimit të djeshëm të huliganëve maqedonas nëpër rrugët e Shkupit, që si pasojë kishte lëndimin e disa të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë dhe djegien e flamurit kombëtar që është në përdorim zyrtar në Maqedoni.

Kjo u theksua në konferencën e sotme me gazetarët nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. “Ky tërbim është pasojë e fushatës negative kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, që e inicuan qarqe të caktuara politike të cilat për kalkulime të ngushta politike nuk menduan për pasojat që mund ti ketë për shoqërinë multietnike në vend. Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e provokimeve të atyre që përfaqësojnë të fundit të rezistencës së realitetit të ri të krijuar pas viti 2001”, theksoi Bujar Osmanoi.Sipas tij, BDI garanton se secili që do ngre dorë mbi shqiptarët dhe flamurin kombëtar do e merr dënimin e merituar dhe maksimal dhe kjo sipas tij është dëshmuar. “Informacionet tona janë se policia ka arrestuar 38 qytetarë të dyshuar për incidentet e djeshme dhe me procedurë të përshpejtuar po shqyrtohen nga gjyqet. Ftojmë prokurorinë publik të marrë masat e nevojshme kundër organizatorëve të protestave dhe kësaj fushate kundër ministrit të ri të mbrojtjes dhe politikave të BDI – së, që janë vetëm reflektim i realitetit të ri të krijuar”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

BDI DËNON TËRBIMIN E HULIGANËVE MAQEDONAS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *