Home / Lajme / Maqedoni / BDI NISET NGA GOSTIVARI (VIDEO)

BDI NISET NGA GOSTIVARI (VIDEO)

Gostivar, 3 Mars- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i ka filluar sot së pari premtimet ndaj qytetarëve të Gostivarit për zgjedhjet komunale të 24 Marsit. BDI në këtë fushatë merr pjesë me moton “Bashkë ndërtojmë”.

Kryesuesi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Abdylaqim Ademi në konventën promovuese të kandidatëve të kësaj partie për garën zgjedhore të këtij muaji tha në fjalimin e tij të mbajtur në sallën e sporteve të këtij qytetit se kandidatët e BDI-së“me punën e tyre do të realizojnë kushtet për një jetë më të mirë dhe më cilësore, që komunat të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Ademi përkujtoi se zgjedhjet 24 Marsit janë zgjedhjet e treta lokale prej se është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, e cila siç tha ai “ kryeshtyllë e ka decentralizimin e pushtetit.”

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se e jemi përpjekur për 12 vite me radhë të instalojmë tek shqiptarët urtësinë dhe gjakftohtësinë. “Jemi përpjekur të instalojmë demokracinë e vërtetë, respektin e ndërsjellë, sepse në shpirt, në ndërgjegje, shqiptarët historikisht i kanë pasur këto vlera, i kanë pasur këto begati, por të tjerët ua kanë nëpërkëmbur, të tjerët nuk ua kanë përfillur.

Por ama u desh që për ato vlera, kombëtare e shpirtërore, të sakrifikohet, të punohet, dhe në fund, këto vlera të institucionalizohen. Ju kujtoj, ku ka qenë USHT para 18 viteve, por sot ai universitet, me gjithë ndriçimin e tij po rritet që nga Kumanova e deri në Strugë. Ne kemi punuar për ta instaluar, për të vendosur në mendje të çdo shqiptari se patriotizmi nuk bëhet me fjalë.

Patriotizmi nuk bëhet me deklarata pompoze, patriotizëm është të zhvillosh dhe të punosh për arsimin. Patriotizëm është të instalosh vlera kombëtare dhe t’i nderosh ato. Patriotizëm është të legalizosh USHT-në dhe ta bësh godinën më të madhe në Maqedoni për atë universitet. Patriotizëm është të nderosh dhe respektosh veprën e Hasa Prishtinës. Nuk nderohet dhe nuk kënaqet Hasan Prishtina vetëm duke folur, por ai të vendoset ku e ka vendin, në kryeqytetin e lashtë të Dardanisë, në Shkup”, tha Ahmeti.

Kandidati i BDI-së në garën për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është plot optimizëm se ai do ta mund kryetarin aktual Rufi Osmanin në votimet e 24 Marsit në këtë komunë. “… po e fillojmë edhe një fushatë vendimtare të BDI-së dhe të njëjtën do ta përfundojmë me fitoren e madhe,” ka thënë ish-ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Bejta, i cili hoqi dorë nga ky post për të garuar në Gostivar, në konventën promovuese të BDI-së mbajtur sot në Gostivar.

Bejta u arsyetua se e ka lënë funksionin në qeveri për dy arsye.“ …për shkak se MVL i ka ingerencat në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë” dhe dy -unë desha të kthehem tek qytetarët e mi, ta qajmë hallin dhe të punojmë Gostivarin tonë,” tha Bejta.

Ndërkohë, kandidatja për komunën e Tetovës Teuta Arifi tha se BDI, dhe ne sot jemi këtu për t’i dalë zot këtij populli e këtij vendi? “A nuk ishim ne ata që e bëmë të lirshëm flamurin dhe gjuhën tonë dhe ata që e bën bashkë shpirtin tonë kombëtar, duke e njohur Pavarësinë e Kosovës dhe duke e bërë qarkullimin me Shqipërinë vetëm me letërnjoftim?

A nuk ishim ne ata që e bëmë bashkë Strugën, që e bëmë bashkë Kërçovën e bashkuar për të cilën do të votojmë sot, ata që i dhanë zemër Shkupit, që rreh në çdo festë kombëtare dhe në çdo Bajram kombëtar? A nuk ishim ne ata që bëmë legal USHT? A nuk jemi ne ata që tërë këto vite kemi jetuar me hallet e popullit tonë, kemi ndarë bashkë të mirën dhe të keqen, dhe kemi ndarë forcën dhe dijen, me këtë popull të dashur që na ka mbështetur?”, ka pyetur Arifi.

Marsi erdhi sërish dhe ne përsëri jemi këtu. Nëse ju kujtohet ka qenë marsi i vitit 2005, kur në zgjedhjet e para lokale, BDI e mori Gostivarin…dhe tash është marsi i vitit 2013, kur BDI po i kthehet përsëri Gostivari, sepse marsi është muaji i fitoreve të UÇK-së dhe BDI-së. Këto ditë që ka filluar fushata, e kemi menduar dhe diskutuar, se cila është formula e fitoreve të BDI-së që nga zgjedhjet e para. Megjithëse ka një mal arsye, dhe secili prej jush mund të numëroj plot të tilla, unë jam përpjekur të gjej një përgjigje më kuptimplotë.”, tha nga ana tjetër, Izet Mexhiti, kandidat për Çairin.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së ( VIDEO )

ABDYLAQIM ADEMI – SHEF I SHTABIT ZGJEDHOR ( VIDEO )

TEUTA ARIFI – KANDIDATE PËR KOMUNËN E TETOVËS ( VIDEO )

NEVZAT BEJTA – KANDIDAT PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT ( VIDEO )

FATMIR DEHARI – KANDIDAT PËR KOMUNËN E KËRÇOVËS ( VIDEO )

RUZHDI LATA – KANDIDAT PËR KOMUNËN E DIBRËS ( VIDEO )

ARBEN LLABËNISHTA – KANDIDAT PËR KOMUNËN E STRUGËS ( VIDEO )

SADULLA DURAKU – KANDIDAT PËR KOMUNËN E LIKOVËS ( VIDEO )

IZET MEXHITI – KANDIDAT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *