Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Përsëritja e zgjedhjeve në Çair, manipulim politik (VIDEO)

BDI: Përsëritja e zgjedhjeve në Çair, manipulim politik (VIDEO)

30 mars- “Vendimi i mbrëmshëm nuk e ndihmon as PDSH-në as VMRO-në në Çair por është vetëm një pazar joparimor i rradhës midis PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së për ta relativizuar fitoren e madhe të BDI-së, përfshirë edhe Kërçovën të cilës iu gëzuan të gjithë shqiptarët. Vendimet politike asnjëherë s’kanë arritur të ndryshojnë vullnetin politik të qytetarëve andaj, kjo do të dëshmohet më 7 prill në Çair”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Vendimin e KSHZ-së për të ripërsëritur zgjedhjet në 13 vendvotime në Komunën e Çairit, BDI-JA e cilësoi si manipulim politik dhe përpjekje për të njollosur peshën politike të Çairit. Nga kjo parti hodhën poshtë pretendimet për parregullësi apo falsifikim të zgjedhjeve, por thanë se bëhet fjalë për lëshime administrative dhe statistikore që ndikojnë në censuzin e nevojshëm për fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve.

“Mbrëmë, të gjithë qytetarët ishin dëshmitar të një bashkëpunimi joparimor ku interesat politike për Strumicën u thyen mbi vullnetin politik të shqiptarëve në Çair. Edhe përkrah kësaj, KSHZ-ja konstatoi që nuk ka pasur parregullësi në ditën e zgjedhjeve dhe në procesin zgjedhor e as falsifikim, por vetëm lëshime administrative dhe statistikore të cilat ndikojnë në cenzusin e nevojshëm për fitore në rrethin e parë dhe jo në fitorën e pakontestueshme të Izet Mexhitit”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

BDI-ja akuzoi se vendimi i mbrëmshëm i KSHZ-së është si rezultat i pazarit joparimor mes PDSH-së dhe VMRO-së, për ta relativizuar fitoren e kësaj partie.

“Vendimi i mbrëmshëm nuk e ndihmon as PDSH-në as VMRO-në në Çair por është vetëm një pazar joparimor i rradhës midis PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së për ta relativizuar fitoren e madhe të BDI-së, përfshirë edhe Kërçovën të cilës iu gëzuan të gjithë shqiptarët. Vendimet politike asnjëherë s’kanë arritur të ndryshojnë vullnetin politik të qytetarëve andaj, kjo do të dëshmohet më 7 prill në Çair”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Sipas partisë së Ahmetit dilema e vetme për Çairin mbetet se kush do të jetë kundërkandidati që do të humb në rrethin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë, pasi siç thanë, edhe VMRO dhe PDSH kanë pasur 3 herë më pak vota se BDI-ja.

BUJAR OSMANI: VENDIMI I KSHZ-së PËR ÇAIRIN MANIPULIM POLITIK ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *