Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti: Më shumë se kurrë jemi pranë fitores (VIDEO)

Bexheti: Më shumë se kurrë jemi pranë fitores (VIDEO)

Tetovë, 29 Mars – Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur se është më shumë se kurrë pranë fitores në këto zgjedhje lokale.

“Ballëhapur dhe faqebardhë po bëjmë përpjekje maksimale kundër presionit arrogant të atyre që duan të grabisin me dhunë votën tuaj, dëshirën tuaj legjitime. Tashmë jam i bindur se unë, qytetar i lindur, rritur dhe burrëruar në Tetovën tonë të dashur, dua dhe mund të bëj më të mirën për qytetin tonë. Të mbështetur tek njeri tjetri ne mundemi të bëjmë shumë. Unë kam besim te vota e fortë mbështetëse që do të marr nga ju më 7 prill”, tha Bexheti.

Le t’i japim, tha ai, mësimin e merituar njerëzve të cilët ju kërcënojnë, poshtërojnë dhe madje mundohen të ju ndëshkojnë kundrejt votës suaj.

“Votoni të lirë, plotësisht me vullnetin tuaj se vota është e garantuar në fshehtësinë e saj”, tha Bexheti.

SADI BEXHETI: VOTONI LIRË DHE PA PRESIONE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *