Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti takohet me OSBE-ODIHR

Bexheti takohet me OSBE-ODIHR

Për këtë qëllim, ky mision ditën e zgjedhjeve do të ketë një numër të madh vëzhguesish, të cilat në komunikim të vazhdueshëm me kandidatët për kryetar do të evidentojnë të gjitha parregullsitë eventuale. Prof.Dr. Sadi Bexheti tha se jemi maksimalisht të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Të shtunën kandidati për kryetar i PDSH-së për komunën e Tetovës, Sadi Bexheti ka pritur në një takim një delegacion nga OSBE/ODIHR të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 2013, Per Nilsson dhe Jon Pearce. Gjatë këtij takimi është biseduar për rrjedhën e fushatës parazgjedhore dhe barrierat eventuale. Është biseduar për mënyrën e përfaqësimit në mediumet lokale dhe qendrore, për strategjinë parazgjedhore si dhe për angazhimin e përbashkët për të realizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Për këtë qëllim, ky mision ditën e zgjedhjeve do të ketë një numër të madh vëzhguesish, të cilat në komunikim të vazhdueshëm me kandidatët për kryetar do të evidentojnë të gjitha parregullsitë eventuale. Prof.Dr. Sadi Bexheti tha se jemi maksimalisht të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Ne do të japim kontributin tonë maksimal, ashtu si në zgjedhjet e kaluara, për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, tha Bexheti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *