Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti:Më 7 prill do të fitojë vota e lirë (VIDEO)

Bexheti:Më 7 prill do të fitojë vota e lirë (VIDEO)

Tetovë, 31 Mars – Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për komunën e Tetovës Sadi Bexheti mbrëmë ka realizuar takime me qytetarë në shumë lagje të Tetovës.

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për komunën e Tetovës Sadi Bexheti mbrëmë ka realizuar takime me qytetarë në shumë lagje të Tetovës. Fillimisht Bexheti është ndalur në lagjet Çarshia e Epërme, lagjen Bregu i Diellit dhe nëndegëve të PDSH-së Vëllaznimi dhe Gam-Gam. Ai poashtu ka takuar edhe banorët e nëndegës së PDSH-së qendër 1 dhe 2 në shkollën Migjeni. Ai me këtë rast theksoi se vullneti i qytetarëve për votë të lirë dhe demokratike ngadhënjen mbi trysnitë, keqpërdorimet dhe format e tjera të presionit. Bexheti më pas është takuar edhe me banorët e vendbanimeve Poroj, Xhepçisht dhe Drenovec, ku ka qenë I pranishëm edhe lideri I PDSH-së Menduh Thaçi.

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për komunën e Tetovës Sadi Bexheti poashtu sot ka vazhduar edhe me aktivitete të tjera ku ka takuar edhe shumë vendbanimeve të komunës së Tetovës.

SADI BEXHETI: MË 7 PRILL DO TË FITOJË VOTA E LIRË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *