Home / Lajme / Maqedoni / BFI apel qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve

BFI apel qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve

BFI vlerëson se manipulimet nga organizatorët e fshehtë të protestave po vazhdojnë, ndaj iu bën apel qytetarëve që të reagojnë me vetëdije dhe qetësi. BFI distancohet nga çdo lloj proteste të tillë, që zakonisht për pikënisje ka xhamitë e Shkupit

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni iu bën apel qytetarëve, që të mos bëhen viktimë e manipulimeve të cilat kanë për bazë skenarë të errët politikë. Ata shprehen të shqetësuar nga incidentet e fundit, dhe dënuan ashpër protestat e dhunshme me organizatorë të fshehtë, sipas tyre. Nga BFI gjithashtu bëjnë thirrje që të mos keqpërdoren objektet fetare si pikënisje e protestave, të cilat janë paralajmëruar për nesër, sërish në rrjetet sociale, pas faljes së namazit të xhumasë.

“Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë duke pasur parasysh ngjarjet e fundit të dhunshme në vend, publikisht shpreh indinjatën dhe qëndrimin e vet kundër:
-përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve dhe nxënësve nga huliganë të maskuar,
-shkatërrimit dhe dëmtimit të pronave qofshin ato private apo shoqërore,
-protestimeve të organizuara nga organizatorë të fshehtë dhe
-keqpërdorimit të objekteve fetare – xhamitë si vendnisje e protestave”, tha Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.

BFI-ja u bën apel gjithashtu edhe subjekteve politike që të mos keqpërdorin objektet fetare në fushatë parazgjedhore, dhe fushata të zhvillohet në kushte dhe atmosferë demokratike.

“Bashkësia Fetare Islame e RM apelon te të gjithë subjektet politike në vend, që në fushatën zgjedhore lokale, të mos keqpërdorën objektet fetare, të bëjnë fushatë të qetë ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike, pa ofendime, duke pasur kujdes që të mos dëmtohen, në radhë të parë, marrëdhëniet ndër-njerëzore, ndërfetare dhe ndëretnike. Ndërsa, nga organet e rendit, kërkon që t`i zbardhë të gjitha rastet dhe fajtorët e vërtetë t`i nxjerr para organeve të drejtësisë”, deklaroi Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.

BFI vlerëson se manipulimet nga organizatorët e fshehtë të protestave po vazhdojnë, ndaj iu bën apel qytetarëve që të reagojnë me vetëdije dhe qetësi. BFI distancohet nga çdo lloj proteste të tillë, që zakonisht për pikënisje ka xhamitë e Shkupit.Alsat-m.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *