Home / Sport / Borusia Dortmund mbron vendin e dytë

Borusia Dortmund mbron vendin e dytë

Borusia Dortmund ka fituar në ndeshjen e javës së 24-t të Bundesligës me rezultatin 3-1 ndaj Hanover, në një sfidë shumë të rëndësishme për të mbrojtur pozicionin e dytë në renditjen e kampionatit.

Kampionët në fuqi të Bundesligës, të eliminuar në mesjavë nga Kupa e Gjermanisë përballë Bajern Mynih, kanë marrë një fitore të rëndësishme që u shërben edhe për të përgatitur sfidën e mesjavës në Ligën e Kampioneve përballë Shakhtar Donetsk.
Shalke ka bërë një hap të rëndësishëm në renditje falë suksesit 4-1 në fushën e Volfsburg. Me këtë fitore, Shalke i afrohet më shumë vendit të katërt që mbahet nga Eintraht Frankfurt, pasi tashmë është vetëm 2 pikë larg tij. Skuadra e drejtuar nga Jens Keller u ngjit në vendin e 5-të duke përfituar nga barazimi 1-1 i Fraiburgut në fushën e Nyremberg si dhe barazimi me të njëjtin rezultat i Hamburgut ndaj Grojter Fyrth.

Bundesliga
Java 24 / Rezultatet
Borusia Dortmund-Hanover 3-1
Volfsburg-Shalke 1-4
Verder Bremen-Augsburg 0-1
Nyremberg-Fraiburg 1-1
Hamburg-Grojter Fyrth 1-1

Klasifikimi: Bajern Mynih 60; Borusia Dortmund 45; Bajer Leverkusen 42; Eintraht Frankfurt 38; Shalke 36, Fraiburg 36; Hamburg 35; Mainz 33, Borusia Mynshengladbah 33; Hanover 32; Shtutgart 29; Verder Bremen 28; Fortuna Dyseldorf 27, Volfsburg 27, Nyremberg 27; Augsburg 21; Hofenhaim 16; Grojter Fyrth 14.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *