Home / Sport / Borusia Dortmund, shumë lehtë kalon Shakhtarin

Borusia Dortmund, shumë lehtë kalon Shakhtarin

Borusia Dortmund ka ruajtur çdo parashikim duke fituar 3-0 ndeshjen e kthimit ndaj Shakhtar Donetsk, për të kaluar lehtësisht në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ekipi gjerman nuk ka vënë në diskutim asnjëherë kalimin e turit, pasi kishte konstatuar që në ndeshjen e parë në Ukrainë të përfunduar 2-2, se skuadra e drejtuar nga Mirçea Luçesku nuk ishte më ai ekipi i frikshëm që kishte shkëlqyer ndaj Juventusit e Çelsit në fazën në grupe.
Përballë 80 mijë tifozëve në “Iduna Park”, Borusias iu deshën pak më shuam se 30 minuta për të gjetur golin e avantazhit, me anë të Felipe Santana, i cili me kokë nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë, një kombinim Levandovski-Gëtze nxjerr talentin gjerman para portës dhe ai nuk fal duke dyfishuar shifrat.
Armata e Klop vazhdon dominimin dhe e ka shumë të thjeshtë të kontrollojë çdo tentativë të dobët të ekipit ukrainas për të kthyer ndeshjen. Në minutën e 58-të vjen edhe goli i tretë që mbyll kualifikimin, ai i polakut Blaszczikovski që përfiton nga një gafë e Piatov për të shënuar qetësisht.
Tani Dortmund shkon në çerekfinale me petkun një pretendenteje, pasi ka vërtetuar se pikët e lëna kohët e fundit në kampionat kanë shërbyer për t’u përqendruar më shumë në Ligën e Kampioneve, një aktivitet ku dëshirojnë të vazhdojnë të dhurojnë surpriza të këndshme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *