Home / Sport / Brazili zhgënjen edhe me Rusinë

Brazili zhgënjen edhe me Rusinë

Luiz Felipe Skolari duket se nuk po arrin të bëjë mrekullinë me Brazilin dhe të gjejë formulën e duhur për të kthyer këtë kombëtare në nivelet më të larta. Këtë fakt e ka treguar barazimi i radhës i seleçaos, ai 1-1 ndaj Rusisë në miqësoren e luajtur në Londër.

Përballë skuadrës së Kapelos, Brazili ka qenë zhgënjyes dhe nuk ka arritur thuajse asnjëherë të tregohet i rrezikshëm ndonëse në fushë kishte emra si Fred, Neimar, Kaka dhe Oskar dhe siguroi për pjesën më të madhe të ndeshjes kontrollin e topit.
Për më tepër, kombëtarja ruse ishte ajo që shënoi e para me anë të Faizulin në minutën e 73-të, pasi mbrojtësit kundërshtarë kishin larguar gjuajtjet e tij tre herë në vijën fatale të portës.
Për të shpëtuar nderin e seleçaos mendoi Fred, i cili shënoi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes golin e barazimit, që gjithsesi nuk ka shërbyer si ngushëllim për kombëtaren e Skolarit, i cili nuk i është gëzuar ende një fitoreje që nga momenti kur mori drejtimin e ekipit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *