Home / Lajme / Maqedoni / Çejku takon Thaçin dhe Ahmetin (VIDEO)

Çejku takon Thaçin dhe Ahmetin (VIDEO)

28 mars-Ata shprehën besimin se, në tërësi këto zgjedhje do të shënojnë një hap përpara në maturimin e faktorit politik shqiptar dhe një kontribut më tepër në ecurinë e proceseve demokratike dhe integruese të Maqedonisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku sot është takuar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe me atë të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin. Në të dyja takimet, Çejku ka shprehur vlerësimin pozitiv të Tiranës zyrtare për fazën e parë të fushatës elektorale dhe inkurajoi të dy liderët që edhe në raundin e dytë zgjedhor të promovojnë kulturën e dialogut, mirëkuptimit dhe aty ku ka mundësi të ketë bashkëpunim më të ngushtë në dobi të interesit më të gjerë të qytetarëve. Në një njoftim të Ambasadës shqiptare thuhet se lidhur me Komunën e Kërçovës, Çejku tha se rezultati i arritur është dëshmi e vlerave të demokracisë, por njëkohësisht për faktorin politik shqiptar është gjithashtu një përgjegjësi dhe mundësi më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndëretnik dhe forcimin e besimit reciprok, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të kësaj komune.

Të dy liderët nga ana e tyre vlerësuan se edhe këtë herë shqiptarët dhe partitë e tyre politike dëshmuan kulturën e tyre qytetare dhe demokratike, e cila ka bërë një progres esencial në krahasim me të kaluarën dhe se mbi këtë bazë periudha e mbetur në vazhdim, deri ditën kur do të votohet për kandidatët në balotazh, do të dominohet nga urtësia, paraqitja e alternativave dhe komunikimi institucional mes shtabeve elektorale. Ata shprehën besimin se, në tërësi këto zgjedhje do të shënojnë një hap përpara në maturimin e faktorit politik shqiptar dhe një kontribut më tepër në ecurinë e proceseve demokratike dhe integruese të Maqedonisë.
TV KOHA

AMBASADORI I SHQIPËRIS ARBEN ÇEJKU TAKOI ALI AHMETIN DHE MENDUH THAÇIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *