Home / Sport / Champions, sot përballjet e mëdha

Champions, sot përballjet e mëdha

Sot në mbrëmje zbardhen dhe emrat e dy skuadrave të para cerekfinaliste. Hoze Mourinjo përballë do të ketë në këtë mbrëmje një nga skuadrat më të mëdha angleze si Manchester United, ekip që drejtohet nga 71-vjecari Sër Aleks Ferguson.

Pas dy fitoreve radhazi në El Klasiko me Barcelonën Reali i Madridit do të luajë sot një ndeshje kyçe të sezonit, për të cilën vetë Mourinho nuk ka asnjë ide se si do të përfundojë. I pyetur se cila skuadër do të kualifikohet, portugezi përgjigjet: “Kjo është një pyetje prej 1 milion dollarësh.

Manchesteri është një skuadër që vrapon shumë, ndërsa ne po kalojmë një formë të mirë në 2013-n, gjithsesi se cili do të kualifikohet këtë nuk di ta them.

“Ndërkohë kolegu i tij Sër Ferguson shton: “Reali po kalon një formë shumë të mirë dhe këtë e tregoi në fitoret përball Barcelonës, por edhe ne jemi gjithashtu në ritëm të lartë. Kështu që ndeshja e sotme të paktën sa i përket nivelit nuk do të zhgënjejë askënd.”

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 1-1 në “Bernabeu” ndërkohë që do të jetë “Old Traford” që do të vendosë për skuadrën që do të kualifikohet. Gjithashtu në mbërmjen e sotme do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit mes Borusies së Dortmundit dhe Shakhtar Donjetsk.

Përballja e tyre e parë në Ukrainë përfundoi në barazim 2-2, një rezultat që të paktën në letër i jep më shumë shanse gjermanëve të Jurgen Klop që të kalojnë për më tej. Gjithsesi, do të jetë fusha që do të vendosë për të dy çiftet e mbërmjes së sotme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *