Home / Lajme / Maqedoni / Dalje masive ne zgjedhje

Dalje masive ne zgjedhje

Deri në orën 17, jehona e votuesve në Kërçovë ka qenë 71.83 për qind.

Në këtë qytet që nga ora shtatë e mëngjesit janë hapur 106 vendvotimet ku votën e tyre duhet ta hedhin 48044 votues, sa janë të regjistruar në regjistrin zgjedhor.

Procesi zgjedhor ka nisur pa probleme, ndërsa deri në ora 13, jehona e votuesve atje ishte 56 për qind.

Ndryshe, të dyja palët edhe shqiptarët dhe maqedonasit prognozojnë fitore në këtë qytet.

Kandidat shqiptar për këtë komunë është Fatmir Dehari nga BDI me mbështetje edhe të PDSH-së e RDK-së, ndërsa nga VMRO-DPMNE e LSDM Bllagoja Despotovski.

KSHZ ka publikuar të dhënat e daljes së votimit deri në ora 17, dhe rezulton se të drejtën e votës e kanë realizuar 1.001.757 qytetarë, ose 57.53 për qind e trupit votues.

Më poshtë mund t’i gjeni komunat shqiptare me përqindjen e daljes së votuesve:

Haraçinë: 55.32 për qind
Tetovë: 50.79 për qind
Çair, 44.26 për qind
Strugë: 57.81 për qind
Saraj: 50.63 për qind
Gostivar: 48.61 për qind
Likovë: 46.48 për qind
Studeniçan: 51.61 për qind
Tearcë: 46.19 për qind

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *