Home / Lajme / Maqedoni / DASH përshëndeti raundin e parë zgjedhor (VIDEO)

DASH përshëndeti raundin e parë zgjedhor (VIDEO)

26 mars-“E përshëndesim përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni pa dhunë. Me kujdes do ta shqyrtojmë raportin përfundimtar të ODIHR-it, si dhe shpalljen zyrtare të rezultateve zgjedhore. Presim publikim të informacioneve shtesë nga vëzhgues tjerë të ndryshëm dhe do të vazhdojmë prej afër ta ndjekim procesin zgjedhor më 7 prill”, qëndron në reagimin fillestar të Stejt departamentit amerikan pas përfundimit të zgjedhjeve.

Departamenti amerikan i Shtetit e përshëndeti përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni pa incidente të dhunshme.

“E përshëndesim përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni pa dhunë. Me kujdes do ta shqyrtojmë raportin përfundimtar të ODIHR-it, si dhe shpalljen zyrtare të rezultateve zgjedhore. Presim publikim të informacioneve shtesë nga vëzhgues tjerë të ndryshëm dhe do të vazhdojmë prej afër ta ndjekim procesin zgjedhor më 7 prill”, qëndron në reagimin fillestar të Stejt departamentit amerikan pas përfundimit të zgjedhjeve.

Nga Departamenti i Shtetit informojnë se Ambasada amerikane në Maqedoni, për këtë raund zgjedhor, ka pasur 27 ekipe vëzhguese nëpër vend, ndërsa në mënyrë shtesë, vëzhgues nga SHBA-ja janë angazhuar edhe në ekipet e misionit të OSBE-ODIHR-i.

DASH E PËRSHËNDETI RAUNDIN E PARË ZGJEDHOR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *