Home / Lajme / Maqedoni / Dehari: Kërçova dha provimin, tregoi vlerat qytetare

Dehari: Kërçova dha provimin, tregoi vlerat qytetare

25 mars-Dehari ka falënderuar veçanërisht mërgimtarët, të cilët kanë ardhur nga çdo pjesë e rruzullit për t’i dhënë mbështetje atij në betejën e vështirë për Kërçovën.

Fatmir Dehari, kryetari i ri i Kërçovës mbrëmë ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij për fitoren e siguruar kundrejt kandidatit të përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së në zgjedhjet lokale në vend.

Dehari është shqiptari i cili pas 70 viteve do ta udhëheq sërish Kërçovën.

Dehari ka falënderuar veçanërisht mërgimtarët, të cilët kanë ardhur nga çdo pjesë e rruzullit për t’i dhënë mbështetje atij në betejën e vështirë për Kërçovën.

“Falënderoj bashkatdhetarët tanë nga çdo pjesë e botës që erdhën dhe na ndihmuan në mënyrë dinjitoze, votuan në mënyrë dinjitoze dhe u kthyen në mënyrë dinjitoze në vendet e tyre të punës. Falënderoj popullin e Kërçovës, aktivistët dhe të gjithë qytetarët. Falënderoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për guximin dhe mbështetjen që më ka dhënë në këtë betejë. Falënderoj të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Dehari, pas lajmit se ai është përfundimisht fituesi i garës zgjedhore,
Kryetari i ardhshëm i Kërçovës, ka deklaruar se qytetarët shqiptarë të këtij qyteti kanë dhënë një provim të madh, për “vlerat demokratike dhe për vlerat tona qytetare”.

“Mua më mbetet të vazhdoj punën dhe të realizoj projektet tona për qytetarët në Kërçovë. Populli e bëri punën e vet, tash na mbetet ta bëjmë ne punën tonë, në funksion të popullit”, ka theksuar Dehari.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *