Home / Lajme / Maqedoni / Dera për Maqedoninë në NATO hapet në vitin 2014

Dera për Maqedoninë në NATO hapet në vitin 2014

3 mars-Deklarata e Uillson, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, vjen pas paralajmërimit se NATO do të mbajë samit në qershor, mezi një vit pas samitit në Çikago, në të cilin sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton paralajmëroi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë samit i zgjerimit.

Dejmon Uillson, zëvendëskryetar ekzekutiv i Këshillit atlantik të SHBA-së, konfirmon se samiti i NATO-s në pranverë në Bruksel me siguri nuk do të sjellë mundësi për debatim për anëtarësimin e Maqedonisë, por shton se mundësia e ardhshme do të paraqitet së shpejti, në vitin 2014 kur do të mbahet samiti i rregullt.

Deklarata e Uillson, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, vjen pas paralajmërimit se NATO do të mbajë samit në qershor, mezi një vit pas samitit në Çikago, në të cilin sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton paralajmëroi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë samit i zgjerimit.

“Ajo që Klinton e tha para se ta braktis funksionin, se shpreson që samiti i ardhshëm i nATO-s do të jetë samit i zgjerimit, ishte deklaratë e rëndësishme. Por, atëherë kur e dha deklaratën, të gjithë prisnin samitin në vitin 2014. Tani ka aktivitete nga ana e administratës së Obamës konvokohet mini samit ose samit i shkurtër në Bruksel, në margjinat e vizitës së Obamës në Evropë për samitin e grupit G8 në Irlandë. Ky samit do t’u kushtohej vetëm në fazën e ardhshme satrategjisë në Afganistan dhe planeve për dorëzimin e përgjegjësisë mbi sigurinë në këtë vend forcave afgane të sigurisë dhe çështjes së kapaciteteve të aleatëve tanë evropianë të cilët duhet të ndërmarrin pjesën më të madhe të përgjegjësive. Derën për diskutim për zgjerim do të mundemi ta hapim në vitin 2014”, thotë Uillson.

Uillson, i cili ka qenë në më shumë funksione të lidhura me Ballkanin dhe Evropën në Këshillin kombëtar për siguri të presidentit Xhorxh V.Bush dhe të tjera, konsideron se në samitin në vitin 2014 Maqedonia dhe me siguri Mali i Zi do të paraqiten si kandidate për anëtarësim. Ndërsa Mali i Zi do të duhet ta mbajë dinamikën e reformave në qeverisjes e të drejtës, për Maqedonisë, sipas Uillsonit, mbetet të arrihet zgjidhje për kontestin për emrin. AI konsideron se është e domosdoshme që politikanë seriozë nga Brukseli dhe nga Uashingtoni t’i mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe ta sjellin kontestin për emrin deri në zgjidhje.

Këshilli atlantik është organizatë e përkushtuar në përforcimin e partneritetit Veriatlantik, në krye të së cilit deri paradokohe qëndronte sekretari i sapoemëruar i mbrojtjes i SHBA-së Çak Hejgel.

I pyetur se çka mund të presim nga hejgel dhe nga sekretari i ri i shtetit Xhon Keri, Uillson është optimist se gjatë katër viteve të ardhshme mund të priten vendime të mëdha. Sipas tij, mundësitë janë më të mira në mandatin e dytë të presidentit Obama, ndërsa në sekretariatin për mbrojtje, punë të jashtme dhe në Këshillin për siguri kombëtare dhe funksionarë të rinj dhe të vjetër të cilët mirë e njohin Maqedoninë dhe janë të përkushtuar në atë që të gjehet zgjidhje

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *