Home / Lajme / Maqedoni / Dita e jurisprudencës së Maqedonisë (VIDEO)

Dita e jurisprudencës së Maqedonisë (VIDEO)

31 mars-Funksionimi i gjyqësisë si bartës i segmentit nga pushteti i cili kujdeset për sigurimin dhe afirmimin e sigurisë juridike, ashtu siç thonë nga Shoqata e gjyqtarëve, ka rol krucial në respektimin konsekuent të parimit të qeverisjes së drejtësisë dhe mbrojtjes së lirive individuale dhe kolektive dhe të drejta që mundëson realizimin dhe përparimin e civilizimeve të larta dhe ide të përgjithshme të pranuara dhe standarde për demokraci në shoqëri.

Jurisprudenca e Maqedonisë sot e shënon Ditën e themelimit të gjykatave, gjegjësisht vendosjen e themeleve të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë.

Shoqata e gjyqtarëve në Republikën e Maqedonisë të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve publik, avokatëve, ndërmjetësuesve, noterëve, përmbaruesve, nëpunësve gjyqësor, dhe këshilltarëve gjyqësor, policisë gjyqësore dhe të gjithë të punësuarve në gjykatat përmes kumtesës ua uron 31 marsin – Ditën e jurisprudencës me shpresë dhe dëshirë për zhvillim të mëtutjeshëm të avancimit të mendimit juridik dhe qeverisjes së drejtësisë.

Funksionimi i gjyqësisë si bartës i segmentit nga pushteti i cili kujdeset për sigurimin dhe afirmimin e sigurisë juridike, ashtu siç thonë nga Shoqata e gjyqtarëve, ka rol krucial në respektimin konsekuent të parimit të qeverisjes së drejtësisë dhe mbrojtjes së lirive individuale dhe kolektive dhe të drejta që mundëson realizimin dhe përparimin e civilizimeve të larta dhe ide të përgjithshme të pranuara dhe standarde për demokraci në shoqëri.

“Formimi i gjykatave të para civile të rregullta në Maqedoni fillon me sjelljen e vendimit të themelimit të dytë të KAÇMK-së prej më 2 gusht të vitit 1944, për formimin e organeve gjyqësore dhe komesariatit për gjyqësi si dhe veçori gjyqësore pranë këshillave nacional çlirimtare dhe detyrave të tyre. Më 20 tetor të vitit 1944 është sjellur vendim i kryesisë së KAÇMK-së në të cilën me pikën 12 parashikohet se deri në rregullimin e tërësishëm të jurisprudencës në Maqedoni, gjykimet do të kryhen në suaza të këshillave nacional çlirimtare. Për dallim nga gjykatat revolucionare – gjyqet e aradhave partizane, në këtë periudhë paraqiten si lloj hibrid i organeve të jurisprudencës të cila edhe pse të formuara nga LNÇ Maqedonisë, megjithatë janë karakteristike për dy gjëra dhe atë, për herë të parë bëhet fjalë për organet e jurisprudencës të bazuara me akt të trupit ligjdhënës, dhe organe të cilat janë të ndara nga struktura ushtarake, si e tillë dominante në të gjitha sferat e jetesës në atë periudhë”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së gjyqtarëve.

Më 31 mars të vitit 1945 është sjellur urdhër e KAÇKM-së për struktura të gjykatave popullore të rregullta të Maqedonisë federale dhe Zgjidhje e KAÇKM-së për krijimin e Gjykatës për gjykim të kundërvajtjeve kundër nderit nacional të Maqedonisë. Me statusin janë themeluar 25 gjyqe të rrethinës, tre gjyqe rajonale me seli në Shkup, Shtip dhe Manastir, dhe Gjyqi Suprem me seli në Shkup. Për shkak të kësaj, 31 marsi i vitit 1945 vlerësohet për Ditë të themelimit të gjykatave, përkatësisht vendosja e themeleve të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë.

DITA E GJYKATAVE TË MAQEDONISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *