Home / Sport / Edhe Reali B mund Barcelonën

Edhe Reali B mund Barcelonën

Vazhdon kriza e Barcelonës, që është mundur për herë të dytë radhazi nga Real Madrid brenda 4 ditësh. Madrilenët kanë fituar 2-1 në sfidën e kampionatit, duke shkurtuar në 13 pikë diferencën me katalanasit, të cilët vazhdojnë të shfaqen në një formë zhgënjyese pasi këtë radhë nuk arritën të mundin as rezervat e Realit.

Nëse Barcelona u paraqit në “Santiago Bernabeu” me formacionin më të mirë të mundshëm, Murinjo la pushim Ksabi Alonso, Di Maria e Higuain, ndërsa në stol u ulën Ozil, Khedira, Kristiano Ronaldo e Arbeloa. Mes titullarëve figurojnë Esien, Kaka, Modriç, Kajehon, Morata e Benzema dhe një kombinim mes këtyre dy të fundit sjell edhe golin e avantazhit të Realit që në minutën e 5-të të ndeshjes me francezin që dërgon qetësisht topin në rrjetë.
Por reagimi i Barçës këtë radhë nuk vonon dhe Lionel Mesi arrin të vendosë barazpeshën vetëm pak minuta më vonë pasi i shmanget Ramos dhe mposhte Lopez me një gjuajtje të shpejtë. Ky ishte goli i 18-të në “El Clasico” për Mesin, duke barazuar legjendarin Alfredo Di Stefano si golashënuesi më i mirë këtyre sfidave.
Por as kjo nuk mjafton për t’i sjellë një fitore Barcelonës, që në pjesën e dytë humbet terren pasi Murinjo vendosi të aktivizonte Ronaldo, Khedira e Arbeloa. Madrilenët krijojnë rastet më të mira dhe godasin në minutat e fundit, kur Serxho Ramos devijon me kokë në portë një goditje nga këndi të Modriç, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Barça rrezikon të pësojë edhe golin e tretë, por Morata gabon para Valdes, ndërsa pak minuta më vonë një goditje dënimi e Ronaldos ndalet nga shtylla.
Fundit të takimit, si zakonisht, nuk mund t’i mungonin polemikat, kur në shtesën e ndeshjes, Adriano rrëzohet në zonë pas një kontakti me Serxho Ramos, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Katalanasit irritohen aq shumë me këtë vendim sa të gjithë protestojnë pranë kryesorit Perez Lasa, që nuk ngurron të tregojë kartonin e kuq ndaj Valdes, pas protestave të zëshme të këtij të fundit në vërshëllimën përfundimtare.
Ndonëse u mund 1-2, Barcelona vazhdon të jetë e shkëputur ndaj ndjekësve, edhe pse në raste fitoreje, Atletiko Madrid mund të çojë në 9 pikë diferencë me katalanasit, ndërsa Reali vazhdon të jetë -13.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *