Home / Lajme / Maqedoni / Ëndrra evropiane e Shkupit do të shndërrohet në ankth (VIDEO)

Ëndrra evropiane e Shkupit do të shndërrohet në ankth (VIDEO)

30 Mars – Shtypi grek ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për zgjerimin e mëtejmë për shkak të krizës politike që po trondit vendet anëtare.

Gazeta “Kathimerini” shkruan në një analizë se Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë Evropës, për shkak të krizës që ka kapluar BE-në.

Gazeta përshkruan edhe raportin e integrimit të Maqedonisë me BE, ku siç nënvizohet “ëndrra evropiane” e Maqedonisë do të shndërrohet në ankth, për shkak se BE për momentin nuk mund të pranojë anëtare të reja, për shkak të krizës ekonomike, që po trondit siç shkruhet “banorët e pallatit evropian”.

“Në rrethana tjera ekonomike dhe politike zgjerimi sigurisht nuk do të ishte problem. Ekonomia evropian do të mund të përballonte ngarkesën e vendeve të varfra dhe të dobëta të Evropës Juglindore”, shkruhet në analizën e “Kathimerini”.

Analiza parashtron një pyetje se kush do të bind gjermanët, holandezët, danezët, finlandezët dhe francez për të future dorën në xhep me qëllim që Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e familjes evropiane, por që njihen si vende ku ekonomitë dhe strukturat shtetërore janë larg realitetit evropian.

“Komisioneri i zgjerimit Fyle patjetër duhet t`ia tregoj të vërtetën, pavarësisht se sa ajo do të jetë e dhimbshme dhe jokorrekte”, përfundon analiza e “Kathimerini”, duke aluduar në vendet e Ballkanit Perëndimor.

ËNDRRA EVROPIANE E SHKUPIT DP TË SHNDËRROHET NË ANKTH ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *