Home / Lajme / Maqedoni / Është rrahur dhe grabitur 70 vjeçari nga fshati Mateç i Kumanovës

Është rrahur dhe grabitur 70 vjeçari nga fshati Mateç i Kumanovës

26 mars-Sipas MPB-së, personat e maskuar të armatosur me pushkë mbrëmë në orën 23.30 në mënyrë të dhunshme kanë hyrë në shtëpinë e N.A. (70), e kishin mbuluar me batanije, pas çka fizikisht e kanë sulmuar, duke e goditur me sëpatë dhe mjet të drurit në kokë dhe trup. Pasi kishte rënë në tokë, njëri prej personave e kishte goditur me

Një banor shtatëdhjetë vjeçar nga fshati i Kumanovës Mateç N.A. mbrëmë është rrahur dhe grabitur në shtëpinë e tij nga tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Sipas MPB-së, personat e maskuar të armatosur me pushkë mbrëmë në orën 23.30 në mënyrë të dhunshme kanë hyrë në shtëpinë e N.A. (70), e kishin mbuluar me batanije, pas çka fizikisht e kanë sulmuar, duke e goditur me sëpatë dhe mjet të drurit në kokë dhe trup. Pasi kishte rënë në tokë, njëri prej personave e kishte goditur me llambë me bateri, pas çka kishin marrë 3.600 denarë dhe kishin ikur.

N.A. është dërguar në Qendrën mjekësore në Kumanovë ku është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. MPB ka marrë masa për zbulimin e kryerësve të veprës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *