Home / Lajme / Maqedoni / Eurostat: Maqedonia nuk është më kanosje për BE-në lidhur me azilkërkuesit

Eurostat: Maqedonia nuk është më kanosje për BE-në lidhur me azilkërkuesit

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2012 janë regjistruar 332.000 kërkesa për azil në 27-të vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Është vlerësuar se 90 për qind e këtyre aplikuesve kanë qenë persona të rinj, gjegjësisht persona të cilët për herë të parë kërkojnë azil, ndërsa vetëm 10 për qind janë kandidatë të cilët përsëriten. Në vitin 2011, nga ana tjetër, kanë pasur 302.000 kërkues të azilit në BE.

Maqedonia nuk është më problem për Bashkimin Evropian lidhur me kërkuesit e rremë të azilit në vendet-anëtare të BE-së. Kjo mund të konstatohet nga të dhënat më të reja statistikore të zyrës për statistikë të BE-së, Eurostat, për numrin e përgjithshëm të kërkuesve të azilit në BE dhe vendet prej të cilave vijnë, ku Maqedonia nuk figuron aspak, që është vërtetim i masave fushëvepruese të cilat i ndërmerr Ministria e Punëve të Brendshme në shtetin tonë, që vetëm për një vit kontribuoi që qytetarët e Maqedonisë të mos konsiderohen rrezik për BE-në, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Gjithsej 331.975 persona vitin e kaluar kanë kërkuar azil në vendet të cilat janë pjesë e BE-së, ku të parët në listë janë banorët e Afganistanit (26.250), pas tyre janë shtetasit e Sirisë (23.510) dhe të tretët janë rusët (23.36). Numër më të madh të aplikacioneve të dorëzuara ka në Gjermani, ku 77.540 persona kanë shtruar kërkesë për azil, Franca është në vendin e dytë sipas kërkesave për azil me 60.560 kërkesa. E treta në listën e Bashkimit Evropian me numrin më të madh të aplikacioneve të dorëzuara për azil është Suedia, ku 43.865 persona kanë kërkuar azil.

Edhe pse Komisioni Evropian kërkoi vendosjen e mekanizmit të quajtur “klauzolë mbrojtëse” me të cilën do të mundet përkohësisht ta ndërpresë regjimin pa viza për disa shtete të cilat e eksportojnë numrin më të madh të azilkërkuesve, i njëjti për shkak të mospajtimeve nuk kalon, as në Parlamentin Evropian, as në Këshillin e ministrave. Ajo që është më e rëndësishme për ne është se nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tani për tani kanosja e vetme për BE-në është Serbia, qytetarët e së cilës përpos që janë të parët për nga numri i kërkesave të dorëzuara për azil në Gjermani, e kryesojnë listën edhe në Luksemburg.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2012 janë regjistruar 332.000 kërkesa për azil në 27-të vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Është vlerësuar se 90 për qind e këtyre aplikuesve kanë qenë persona të rinj, gjegjësisht persona të cilët për herë të parë kërkojnë azil, ndërsa vetëm 10 për qind janë kandidatë të cilët përsëriten. Në vitin 2011, nga ana tjetër, kanë pasur 302.000 kërkues të azilit në BE.

Gjermania u ka miratuar azilin edhe numrit më të madh të aplikuesve, gjithsej 17.140 persona e kanë marrë këtë status nga vendimet e marra në raport me 58.645 kërkesa. Por, me përqindje, Suedia prin në lidhje me vendimet pozitive, duke e pasur parasysh atë se nga gjithsej 43.865 kërkesa, autoritetet suedeze kanë vendosur në ldhje me 31.520 dhe ua kanë miratuar statusin e azilantëve 12.400 personave.

Ndryshe, vitin e kaluar në BE madje 73 për qind e kërkesave për azil janë refuzuar në instancën e parë, 14 për qind të aplikuesve u është ndarë statusi i refugjatëve, 10 përqindve u është ndarë mbrojtje supsidiare, ndërsa vetëm dy përqindve të kërkuesve u është lejuar qëndrimi për shkaqe humanitare. Nga Eurostat përmendin se vendimet e sjella në instancën e parë në vitin 2012, ndoshta kishin të bëjnë me aplikacionet e regjistruara viteve paraprake.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *