Home / Lajme / Maqedoni / Fatmir Izairi morri mandatin për komunën e Zhelinës (VIDEO)

Fatmir Izairi morri mandatin për komunën e Zhelinës (VIDEO)

29 Mars – Pasi zgjedhjet përfudnuan në raudnin e parë më 24 mars në komunën e Zhelinës, sot Komisioni Zgjedhor komunal i Zhelinës kryetarit të sapozgjedhur të komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.

Kryetari i komisionit Zgjedhor Komunal Ibrahim Xhelili, me këtë rast deklaroi se zgejdhjet në këtë komunë kaluar pa probleme dhe dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë.

Ndërkohë që pas marrjes së çertifikatës nga Komisioni Zgjedhor Komunal i komunës së Zhelinës, kryetari i sapozgjedhur Fatmir Izairi, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë tha se do të jetë kryetar I të gjithë qytetarëve.

Ndryshe në këshillin e ardhshëm komunal të komunës së Zhelinës Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë 11 këshilltarë, Partia Demokratike Shqiptare 7 këshilltarë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare një këshilltar. Kandidati I BDI-së për kryetarë komune në Zhelinë Fatmir Izairi në zgjedhjet lokale të 24 marsit morri 4985 vota, Latif Arifi nga partia Demokratike Shqiptare 3920 dhe Beqir Çerkezi nga Rilindja Demokratike Kombëtare mori 367 vota.

FATMIR IZAIRI MORRI MANDATIN PËR KOMUNËN E ZHELINËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *