Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu: I shitni interesat nëpërmjet gjakut të fëmijëve (VIDEO)

Fazliu: I shitni interesat nëpërmjet gjakut të fëmijëve (VIDEO)

2 mars-“Sot jemi në një situatë të rëndë të imponuar nga pushteti dhe që po rrezikon shqiptarët. Ata u rrahën dhe u maltretuan nëpër rrugë, në shtëpitë e tyre. Unë e dij se për ju kjo seancë është e rëndësishme, por të shikoni këtë fëmijë 13 vjeçar që është përgjakur, dhe kjo është më e rëndësishme se pjesëmarrja në zgjedhje. Policia nuk ndërmori asgjë kundër huliganëve që sulmuan fëmijë dhe gra shqiptare. Fati i të rinjve të rrahur janë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe dallaveret e juaja”, ka theksuar deputeti Aliu

Deputetët e PDSH-së kanë braktisur seancën e Parlamentit, pasi që nuk u pranua propozimi i tyre që në rend dite të jenë incidentet e djeshme dhe të sotme nëpër rrugët e Shkupit.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu kërkoi nga foltorja e Parlamentit që të lirohen të gjithë demonstruesit e ndaluar nga policia. “Çfarë seance po doni të mbani, kur shtëpitë e shqiptarëve po sulmohen gjithandej, gaz lotësjellës gjithandej dhe se Çairi është në shtetrrethim. Kjo është skandaloze nga policia e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Po rrahen gjithandej, të ju vij turp, do të paguani gjakun e këtyre fëmijëve. A keni moral ju, po shisni fëmijët për të ruajtur karriget. Urgjentisht kërkoj që të lirohen shqiptarët e ndaluar nga policia. Ne sot braktisim Parlamentin dhe nuk do të marrim pjesë në punën e tij”, ka theksuar deputeti Bekim Fazliu.

Pas tij në foltore ka dal deputetja e VMRO-DPMNE, Silvana Boneva e cila shprehu keqardhje për tensionet ndëretnike që po ndodhin në Shkup dhe ajo apeloi që partitë politike të mos keqpërdorin fëmijët për poenë politik.

Pas këtyre fjalimeve deputetët në procedurë urgjente miratuan ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe e dërguan për lexim të dytë në komisionet parlamentare. Pas miratimit nëpër komisione, projekt –ligji do të kthehet për votim final në ora 18, ashtu siç u caktua nga kryeparlamentari Veljanovski.

Parlamenti i Maqedonisë ka nisur një seancë urgjente lidhur me miratimin e ndryshimeve të reja të Kodit zgjedhor, por në këtë seancë ka mbretëruar atmosfera e shqetësimeve lidhur me ngjarjet dhe incidentet e sotme që po ndodhin në Shkup, nga protesta dhe revolta e të rinjve shqiptarë në shenjë proteste kundër dhunës së huliganëve maqedonas të ushtruar dje. Seanca u ndërpre me kërkesën e deputetit të PDSH-së, Imer Aliu, i cili theksoi se ngjarjet e reja me protestat janë më të rëndësishme se kodi zgjedhor.

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu me fotografinë e fëmiut të plagosur gjatë dhunës së djeshme nga huliganët maqedonas ka kërkuar ngjarjet e tilla janë më të rëndësishme se kodi zgjedhor. “Sot jemi në një situatë të rëndë të imponuar nga pushteti dhe që po rrezikon shqiptarët. Ata u rrahën dhe u maltretuan nëpër rrugë, në shtëpitë e tyre. Unë e dij se për ju kjo seancë është e rëndësishme, por të shikoni këtë fëmijë 13 vjeçar që është përgjakur, dhe kjo është më e rëndësishme se pjesëmarrja në zgjedhje. Policia nuk ndërmori asgjë kundër huliganëve që sulmuan fëmijë dhe gra shqiptare. Fati i të rinjve të rrahur janë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe dallaveret e juaja”, ka theksuar deputeti Aliu, duke kërkuar që në rend dite me urgjencë të vendosen ngjarjet e dhunshme në Shkup.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski pranoi kërkesën e deputetit të PDSH-së, duke shtyer seancën për një orë. Veljanovski megjithatë nuk siguroi se do të vendoset në rend dite kjo çështje, duke theksuar se ngjarjet jashtë Parlamentit nuk duhet të përcillen edhe brenda këtij institucioni.

Në këtë seancë po merrë pjesë edhe opozita maqedonase, pas marrëveshjes së djeshme me ndërmjetësimin e BE-së dhe evrokomisionerit Shtefan Fyle.

BEKIM FAZLIU KËRCËNON QEVERIN E MAQEDONISË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *