Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu: PDSH rritje të votave, parregullsi dhe vjedhje më 24 mars (VIDEO)

Fazliu: PDSH rritje të votave, parregullsi dhe vjedhje më 24 mars (VIDEO)

Shkup, 26 Mars – PDSH ka faleminderuar të gjithë shqiptarët që votuan këtë parti dhe kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

“Një falënderim të veçantë të gjithë atyre që ju bënë ballë presioneve, kërcënimeve ,atyre që nuk u shitën. Edhe ky proces zgjedhor fatkeqësisht karakterizohet me shumë parregullsi, duke filluar nga shlyerja e mijëra shqiptarëve votues të PDSH-së nga listat e votuesve edhe pse posedojnë dokumente biometrike, e deri te blerja e votave, kërcënimet dhe presionet ndaj nëpunësve të administratës shtetërore, presionet dhe kërcënimet përmes bandave dhe grupeve të ndryshme të organizuara, të gjitha këto të shfrytëzuara nga BDI, penguan qytetarët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre gjatë ditës së votimit”, theksoi sekretari organizativ i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Ai ka theksuar se në votimet e 24 marsit janë evidentuar parregullsi dh manipulime me procesin zgjedhor, sidomos siç theksoi Fazliu në Likovë dhe Dollnen, ku i është vjedhur fitorja e PDSH-së në këto komuna.

“Në Likovë, gjatë tërë ditës së votimit janë terrorizuar votuesit. Në vendvotimin 11 12 nga 833 votues që kane dalur në votime edhe përkundër manipulimeve që janë bërë gjatë ditës se votimit rezultati është BDI 444 vota, PDSH 138 RDK 15. Ky manipulim nuk përfundon këtu. Ne fund falsifikohet procesverbali dhe për BDI-në i bëjnë 724 vota PDSH-ne 98 dhe për RDK-ne 4 vota. Ne Goshincë nga 509 votues te regjistruar të gjithë rezultojnë se kane votuar. Në Llojan gjatë procesit së numërimit të votave nga anëtaret e këshillit votues, futet ne vendvotim policia duke i detyruar pastaj anëtaret e këshillit votues nga PDSH-ja të lëshojnë vendvotimin. E njëjta ka ndodhur edhe në Dollnen, në Debresht pas përfundimit të procesit zgjedhor janë larguar anëtaret e PDSH-së nga këshillat votues dhe janë mbushur kutitë në favor të BDI-së”, theksoi Fazliu.

Sipas tij, parregullsi, blerje dhe vjedhje të votave janë vërejtur edhe ne malësinë e Tetovës, Çair, Saraj dhe në vende tjera.

:Edhe përkundër gjitha këtyre parregullsive, kërcënimeve, shantazhimeve, PDSH-ja pa Canovskin, pa Muminoviçin, pa Amdi Bajramin shënon rritje prej 20 mijë votave ne këto zgjedhje, saktësisht PDSH ne këto zgjedhje ka rritje për 19362 vota, nga 66139 vota te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2011, në 2013 PDSH merr 85771 vota. PDSH shënon rritje ne te gjitha vendet. Në Struge nga 4023 vota në 2011, tani në 2013 PDSH merr 11414 vota. Në Manastir nga 637 vota ne 2011, në 2013 PDSH fiton 1085 vota duke fituar kundrejt koalicionit BDI,RDK,DR. Gjithashtu kemi rritje të votave në Krushevë dhe ne Qendër Zhupë duke fituar kundrejt BDI-se dhe RDK-se. Kemi ngritje te votave edhe në Tetovë, Dibër, Likovë nga 2772 vota në vitin 2011, në vitin 2013 PDSH-ja ka marr 5303 vota, Dollneni nga 710 vota në vitin 2011 ne vitin 2013 PDSH ka marre 1791 vota, Saraj nga 3501 vota ne vitin 2011 ne vitin 2013 PDSH ka marre 6369 vota, Vrapçisht 1407 vota ne vitin 2011 ne vitin 2013 PDSH merr 3844 vota, në Studeniçan kemi rritje prej 1000 votave. Kemi rritje dhe udhëheqim në raundin e parë në Tearcë, kemi rritje te votave edhe ne Zhelinë, Bogovinë, Bervenicë, Gazibabë, Çair e kështu me rradhë”, theksoi Bekim Fazliu.

BEKIM FAZLIU: KA PAS SHUMË PAREGULLËSI DITËN E ZGJEDHJEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *