Home / Sport / Ferguson: Harrojeni Ronaldon, nuk kthehet te ne!

Ferguson: Harrojeni Ronaldon, nuk kthehet te ne!

Aleks Ferguson është i bindur se Kristiano Ronaldo nuk do të kthehet te Mançester Junajtid gjatë kësaj vere. Pavarësisht zërave të shumtë për një kthim të mundshëm të lojtarit portugez te klubi ku fitoi famë ndërkombëtare, trajneri skocez ka etiketuar gjithçka si “shpresë të rremë”.

“Për sa jam në dijeni unë, nuk ekziston asgjë që mund të më shtyjë të besoj se mund të kthehet këtu. Nuk mendoj se ekziston një e vërtetë pas kësaj gjëje”, tregoi Ferguson.
“Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij. Ndoshta këto zëra vijnë nga fakti se ai po negocion zgjatjen e kontratës së tij, ndoshta menaxheri i tij po e luan këtë lojë”, deklaroi trajneri skocez duke shuar shpresat e tifozëve të “djajve të kuq” të cilët shpresojnë të shohin përsëri futbollistin me fanellën falë të cilës mori nofkën “CR7”.
Trajneri skocez ishte në Spanjë në mesjavë, ku pa se si madrilenët shkatërruan Barcelonën në ndeshjen e Kupës së Mbretit, duke e cilësuar këtë një ndeshje perfekte.
“Ata ishin fantastikë. Çdo pjesë e lojës së tyre ishte e tillë. Ka raste kur të ndodh diçka e tillë, flas nga eksperienca personale. Të duhen 11 lojtarë që të luajnë mirë por në një rast të veçantë ke 11 lojtarë që luajnë në mënyrë të shkëlqyer. Kjo ishte ajo që ndodhi në mesjavë, mendoj se ishte një performancë që ndodh vetëm një herë. Por nuk besoj se do të përsëritet edhe ndaj nesh. Ndaj nesh do të jetë një ndeshje tjetër, e dimë se luajnë në kundërsulm dhe do të jemi të përgatitur”, deklaroi Ferguson.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *