Home / Sport / Ferguson: Reali i madh, por luan në kundërsulm!

Ferguson: Reali i madh, por luan në kundërsulm!

Aleks Ferguson, në sezonin e tij të 26-të në drejtimin e Mançester Junajtid, vazhdon të bëhet protagonist në çdo konferencë për shtyp me batutat e tij, sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje të madhe si ajo ndaj Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

“Kjo është një ndeshje e madhe, e jashtëzakonshme. Kishte shumë kohë që nuk shihja kaq shumë fotografë në stërvitjen e skuadrës. Jemi para një nate të veçantë, një nate që e ëndërrojnë të gjithë”, deklaroi trajneri skocez pas stërvitjes së fundit të skuadrës së tij.
Trajneri skocez mendon se ka gjetur mënyrën për të ndalur madrilenët, duke u hequr atyre armën më të fortë që kanë.
“Ata kanë bërë dy ndeshje shumë të mira kundër Barçës dhe ato do t’i ndihmojnë moralisht. Ndeshja që i pashë të luajnë në “Kamp Nou” ishte fantastike. Real Madrid është një nga ekipet më të mëdha të historisë së futbollit për kundërsulm dhe në “Kamp Nou” më treguan se si duhet të luajmë ndaj tyre, duke evituar çdo lloj kundërsulmi”, ishte deklarata e Ferguson për taktikën që do të përdorë skuadra e tij për të kontrolluar madrilenët.
“Por jam i bindur se të dy ekipet do të shënojnë, ndërsa shpresoj që të shënojmë një më shumë se ata. Jam gati të firmos për një fitore 5-4. Realiteti është se cilësia e dy sulmeve në këtë ndeshje është e pabesueshme. Megjithatë, besoj se çelësi i ndeshjes do të jetë në mbrojtje. Kristiano? Është i shkëlqyer, më i mirë se Ronaldoja bullafiq që na shënoi 3 gola 10 vite më parë, por lojtarët e mi nuk duhet të fiksohen pas tij. Murinjo si zëvendësuesi im? Tani nuk është momenti. Jam mirë në pankinën time. Thjesht shpresoj që të vazhdoj të jem trajneri i skuadrës kur të përfundojë ndeshja ndaj Realit”, ishte batuta me të cilën Ferguson ka mbyllur konferencën e tij për shtyp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *