Home / Sport / FFM, fushatë kundër nacionalizmit

FFM, fushatë kundër nacionalizmit

Tre ditë para fillimit të gjysmëstinorit pranveror, Federata e Futbollit të Maqedonisë promovoi fushatën e saj në luftën kundër nacionalizmit dhe dhunës në terenet sportive. Të gatshëm për të tentuar të fusin futbollin e Maqedonisë në rrugën drejt avansimit Evropian, drejtuesit e FFM-së paralajmërojnë angazhim maksimal në përmirësimin e situatës momentale.

100% futboll. Për lojë korrekte! Respekto! Këto janë motot e fushatës së re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në luftën kundër nacionalizmit dhe dhunës në terenet e futbollit. Të brengosur për një sërë incidentesh në në të kaluarën, gjysmëstinorin vjeshtor, si dhe në ndeshjet e fundit të ekipit kombëtar, nga FFM paralajmërojnë angzhim maksimal dhe luftë të ashpër kundër paraqitjeve negative në terenet sportive, duke u ndërlidhur me platformën e UEFA-së për respektimin e lojës në kuadër të gjithë segmenteve të saj. “Respekti duhet të jetë princip kryesor. Të respektohet loja, të respektohen rregullat, arbitrat, kundërshtarët, tifozët. Të respektohen dallimet. Porosia jonë është e qartë: nuk ka tolerancë për dhunën. Në tribuna nuk ka vend për nacionalizëm. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit, t’i promovojë dallimet dhe të thërasë në respekt të ndërsjelltë”, deklaroi presidenti i FFM-së,Ilço Gjorgjioski. “Mendoj se ka ardhë koha që t’i themi mjaft nacionalizmit, mjaft ofendimeve. Është koha që t’i kthehemi futbollit. Përshëndesim Federatën për aktivitetin që kanë organizuar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë që të prodhojmë futboll dhe jo ndjenja të nacionalizmit. Është koha që të gjithë të bashkohemi. T’japim gjithë forcat që ta ndihmojmë këtë sport. Ky është sport që i bashkon njerëzit, e jo që i largon. Shpresoj që tani e tutje të jemi të gjithë bashkë dhe të kontribojmë sa më shumë për futbollin dhe tu largohemi ofendimeve“, u shpreh portieri i Renovës, Suat Zendeli. Fushata e cila ka për qëllim që të zgjasë deri sa të egzistojë nevoja për luftë kundër dhunës dhe nacionalizmit, parasheh aktivitete promovuese të cilat Federata i paralajmëroi për në periudhën që pason. Në të njëjtën do të marin pjesë edhe futbollistët e kombëtares së Maqedonisë, Agim Ibraimi dhe Ivan Triçkovski, si dhe Ostoja Stjepanoviq, Emir Adem dhe Suat Zendeli, nga kampionati vendor. Përveç kësaj, drejtuesit e FFM-së paralajmërojnë një sërë aktivitetesh, tribunash dhe takime me drejtuesit e skuadrave, udhëheqësit e grupeve të tifozerive, si dhe edukime të ndryshme në drejtim të çrrënjosjes së paraqitjeve negative në terenet e futbollit në Maqedoni.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *