Home / Sport / FFM, nuk ka vendim për Shkëndijën,anulohet derbi i Tetovës

FFM, nuk ka vendim për Shkëndijën,anulohet derbi i Tetovës

Në arsyetimin për anulimin e derbit tetovar, thuhet se shërbimet profesionale të FFM-së, duhet të sigurojnë të dhëna plotësuese për gjendjen aktuale te Shkëndija.

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nuk ka marrë kurrfarë vendimi lidhur me fatin e skuadrës së Shkëndisë nga Tetova. Nga ajo që është shkruar në ueb faqen zyrtare të FFM-së, mund të kuptohet se vendimi përfundimtar për fatin e “kuq e zinjve” do të vendoset në mbledhjen e këtij trupi drejtues të futbollit vendor, e cila do të mbahet të martën. Në saje të vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i FFM-së, për të mërkurën e ardhshme janë anuluar ndeshjet:- Shkëndija – Renova dhe Napredoku – Bregallnica. Në arsyetimin për anulimin e derbit tetovar, thuhet se shërbimet profesionale të FFM-së, duhet të sigurojnë të dhëna plotësuese për gjendjen aktuale te Shkëndija. Në mbledhjen e sotme Këshilli Drejtues mori vendimin që Kuvendi vjetor zgjedhor të mbahet më 29 qershor. Drejtuesit e futbollit vendor vendosën që Dobre Dimovski sërish të kthehet trajner i “A” përfaqësueses së femrave të Maqedonisë, ndërsa trajner i kombëtares së femrave për U-19, është emëruar Astrit Merko. Gjithashtu KD i FFM-së, miratoi edhe propozimin e Komisionit për Futboll të femrave, që në çdo ekip kombëtar të ketë edhe nga një trajner femër. Gjithashtu u miratua edhe vendimi për emërimin e stafeve teknike të kombëtareve të femrave, në të cilin nuk pati vend për asnjë trajner shqiptar që ka punuar me femra dhe as për futbollisten më të mirë të të gjitha kohërave në Maqedoni, Shyrete Brahimi. Në stafin teknik të kombëtares së femrave janë:- Tanja Mitrevska, Millka Rasova, Suzana Sinadinovska, Gani Gani, Kire Grbevski dhe Oliver Jovanovski.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *