Home / Sport / FIFA kundërshton Murinjon: Votimi ishte i drejtë!

FIFA kundërshton Murinjon: Votimi ishte i drejtë!

FIFA ka mbajtur publikisht qëndrim kundër Zhoze Murinjos dhe akuzave të këtij të fundit për manipulim në votimin dhe numërimin e votave për çmimin “Trajneri i Vitit”, të fituar nga Vicente Del Boske dhe ku portugezi doli i dyti në renditje.

“A pendohem që nuk shkova te mbrëmja gala? Jo, ishte vendim i drejtë. Më telefonuan më shumë se një herë. Dy apo tre persona më thanë se kanë votuar për mua por ata rezultonin të kishin dhënë vota të tjera, ndaj unë vendosa të mos shkoj. FIFA dinte që kishte parregullsi por nuk bëri asnjë hap për të ndrequr padrejtësitë”, ishte akuza e lëshuar nga Murinjo nëpërmjet televizionit kombëtar portugez.
Por FIFA është kundërpërgjigjur sot duke i cilësuar absurde këto pretendime të trajnerit të Real Madrid.
“Mund të konfirmojmë se lista e votave të publikuara në FIFA.com është e saktë”, ishte deklarata e dalë nga zyra e shtypit e këtij institucioni rreth kësaj çështje që ka shkaktuar shumë bujë, pasi Murinjo në mënyrë indirekte ka akuzuar Vicente Del Bosken se ka ndërhyrë nëpërmjet miqësive për të fituar këtë çmim.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *