Home / Lajme / Maqedoni / Filloi vendosja e paneleve solare në fshatin Tenovë të Tetovës (VIDEO)

Filloi vendosja e paneleve solare në fshatin Tenovë të Tetovës (VIDEO)

20 mars-Me vendosjen e paneleve fotovoltaike, si dhe ndërtimin e hidrocentraleve te Ura e Boshkut, Llukovopolë, Çebran, Galishtë dhe 400 hidrocentrale të vogla, sipas ministrit, jepet kontribut në realizimin e qëllimeve strategjike energjetike në vend.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe kryetari i komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti sot morën pjesë në vendosjen e paneleve fotovoltaike në fshatin Tenovë të Tetovës.

Duke theksuar rëndësinë e projektit në nivel lokal dhe qendror, Ademi e përshëndeti realizimin e projektit, vlera e të cilit është rreth 1,5 milionë euro, investim i kompanisë Energo-R Group.

“Nga njëra anë, investimet e tilla kontribuojnë për realizimin e qëllimeve energjetike strategjike, të projektuara në Strategjinë e energjetikës të Republikës së Maqedonisë, sipas së cilës, 20 për qind nga energjia elektrike duhet të dalë nga shfrytëzimi i burimeve alternative, ripërtëritëse të energjisë. Nga ana tjetër ndërhyrjet e tilla, në nivel lokal do të thonë siguri të vendeve shtesë të punës, ndërsa paraqet edhe stimulim për investim nga ana e biznes sektori privat”, tha Ademi.

Me vendosjen e paneleve fotovoltaike, si dhe ndërtimin e hidrocentraleve te Ura e Boshkut, Llukovopolë, Çebran, Galishtë dhe 400 hidrocentrale të vogla, sipas ministrit, jepet kontribut në realizimin e qëllimeve strategjike energjetike në vend.

VENDOSEN PANELET FOTOVOLTAIKE NË FSHATIN TENOVË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *