Home / Sport / Gallatasaraj bën mrekullinë me Shalken

Gallatasaraj bën mrekullinë me Shalken

Fushata e jashtëzakonshme e blerjeve e Gallatasarajit ka dhënë frytet e saj, duke u kurorëzuar me kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Turqit, zhgënjyes në barazimin 1-1 të ndeshjes së parë ndaj Shalke në fushën e tyre, kanë bërë mrekullinë në transfertë në Gjermani duke marrë një fitore 3-2 që i kalon në turin tjetër.

Pavarësisht dominimit në minutat e fillimit të skuadrës turke, të udhëhequr nga Drogba dhe Shnajder në një formë të shkëlqyer, goli i parë vjen nga vendasit pas një goditje këndi të transformuar nga Noistadter. Por turqit kalojnë tronditjen fillestare dhe në fundin e pjesës së parë kthejnë takimin në favorin e tyre, fillimisht me një gjuajtje nga 35 metra të Altintop, e më pas me atë Jilmaz që mposht Hildebrand për të mbyllur pjesën e parë në avantazhin 2-1 për skuadrën turke.
Në pjesën e dytë, ekipi gjerman dominon në fushën e lojës, duke vënë në vështirësi portierin Muslera me anë të Puki, Draksler e Hoger. Nga një tentativë e këtij të fundit që ndalet nga traversa, vjen edhe goli i barazimit, me topin që përfundon te Bastos dhe ky i fundit që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.
Minutat e mbetura janë një “shtetrrethim” i mirëfilltë pranë zonës së rreptësisë së Gallatasarajit që mbron rezultatin me të gjitha forcat, ndërsa ka fatin që në minutën e 94-t të gjejë në kundërsulm edhe golin e rezultatit përfundimtar 3-2 me anë të Bulut që vulos kualifikimin historik të ekipit turk.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *