Home / Sport / Gigs i pavdekshëm, rinovon përsëri kontratën

Gigs i pavdekshëm, rinovon përsëri kontratën

Rajan Gigs ka firmosur rinovimin e kontratës së tij me Mançester Junajtid deri në verën e vitit 2014. Kjo do ta bëjë lojtarin që në nëntor mbush 40 vjeç, si futbollistin e vetëm që ka luajtur 23 vite radhazi me ekipin parë te kjo skuadër.

“Ndjehem mirë, po i gëzohem futbollit tim më shumë se kurrë dhe mendoj se po jap kontributin për skuadrën. Kjo është një skuadër në të cilën ke kënaqësi të luash dhe po ecim përpara drejt trofeve të tjerë në këtë sezon entuziazmues. Jam i lumtur që kam nënshkruar këtë kontratë të re dhe prandaj duhet të falënderoj trajnerin Aleks Ferguson”, ishin fjalët e mesfushorit uellsian.
Gigs po bëhet gati të fitojë titullin e tij të 13-të kampion në Angli me fanellën e Mançester Junajtid që kryeson i shkëputur me 12 pikë renditjen. Ndeshja e tij e radhës do të jetë e 1000 si profesionist, duke përfshirë edhe ata të luajtura me kombëtaren e Uellsit dhe Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike.
“Çfarë mund të them për Rajan që nuk është thënë më përpara? “, ishte komenti i Aleks Ferguson. “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i shkëlqyer. Ai do të luajë ndeshjen e tij të 1000 dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë futbollist tjetër që do ta arrijë atë shifër”, ishin fjalët e trajnerit skocez që ka shprehur besimin se një ditë, Gigs mund të marrë drejtimin e “djajve të kuq” si trajner i kësaj skuadre.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *