Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Ndërtimi i 24 shkollave të reja dhe rikonstruimi i 40 të tjerave (VIDEO)

Gjorgjiev: Ndërtimi i 24 shkollave të reja dhe rikonstruimi i 40 të tjerave (VIDEO)

31 mars-Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev në konferencën për shtyp theskoi se kushtëshmëria e arsimit edhe më tutje është prioritet dhe për atë është përgatitur, ashtu siç tha, program real serioz dhe ambicioz me investime të fuqishme për infrastrukturën arsimore, që do të rezultojë me mësim në kushte kualitative edhe për nxënësit edhe për kuadrin mësimdhënës.

Mbi 11 milionë euro qeveria e RM-së ka dedikuar për rikonstruimin dhe për ndërtimin e objekteve të reja të shkollave fillore dhe të mesme nëpër Maqedoni. Ndërhyrjet ndërtimore do të zhvillohen në faza, ndërsa tërësisht do të përfundojnë deri në fund të këtij viti ose më së voni në fund të kuartalit të parë të vitit 2014.

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev në konferencën për shtyp theskoi se kushtëshmëria e arsimit edhe më tutje është prioritet dhe për atë është përgatitur, ashtu siç tha, program real serioz dhe ambicioz me investime të fuqishme për infrastrukturën arsimore, që do të rezultojë me mësim në kushte kualitative edhe për nxënësit edhe për kuadrin mësimdhënës.

Projekti parasheh ndërtimin e 24 shkollave të reja prej të cilave 14 modulare dhe 10 ndërtime të ashtuquajtura shkolla fillore dhe të mesme.

Për dhjetë shkollat më të mëdha dhe për tre objekte të shkollave të tilla janë siguruar mbi 4 milion euro. Objekte të reja mësimore do të ketë në Aerodrom, Shuto Orizarë, Strugë, Vevçani, Bogovinë, Gjorçe Petrov, Saraj, Dollnen.., ndërsa tre rindërtime do ta rrisin për të paktën 30 për qind kapacitetin për nxënës.

Për rikonstruimin janë destinuar diçka mbi 6 milion euro. Janë përfshirë 40 shkolla dhe gjithsej 120 ndërhyrje të reja.

QEVERIA PREMTON NDËRTIMIN E 24 SHKOLLAVE TË REJA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *