Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata Administrative anulon vendimet e KLZ të Strugës dhe Kërcovës

Gjykata Administrative anulon vendimet e KLZ të Strugës dhe Kërcovës

Gjykata Administrative ka analuar vendimin e Komisionit lokal zgjedhor të Strugës, i cili mbrëmë refuzoi listën e përbashkët për këshilltar të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe vendosi në favor të kërkesës së këtyre dy partive për të konkuruar në zgjedhjet e 24 marsit më listë të përbashkët për kryetar në komunën e Strugës.

Me këtë vendim të Gjykatës Administrative VMRO dhe LSDM-ja do të konkujrojnë së bashku në zgjedhjet lokale në këto dy qytetet.

Gjykata Administrative ka analuar vendimin e Komisionit lokal zgjedhor të Strugës, i cili mbrëmë refuzoi listën e përbashkët për këshilltar të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe vendosi në favor të kërkesës së këtyre dy partive për të konkuruar në zgjedhjet e 24 marsit më listë të përbashkët për kryetar në komunën e Strugës.

Gjykata Adminisrative poashtu ka anluar vendimin e Komisionit lokal zgjedhor të Kërcovës i cili poashtu refuzoi listën e VMRO-LSDM-së dhe vendosi në favor të këtyre partive.

Me këtë vendim të Gjykatës Administrative VMRO dhe LSDM-ja do të konkujrojnë së bashku në zgjedhjet lokale në këto dy qytetet.

Struganët kërkojnë marrëveshje mes partive shqiptare

Koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Strugën dhe Kërçovën është komentuar edhe nga qytetarët e Strugës të anketuar nga Alsat M. Ata për gjendjen e krijuar fajësojnë partitë shqiptare të cilat me veprimet e tyre rrezikojnë humbjen e këtij qyteti i cili për tetë vite me radhë drejtohej nga kuadër shqiptar.

Që kjo të mos ndodhë, qytetarët thonë nevojitet një bashkëveprim i mirëfilltë mes partive shqiptare pasi votat siç shprehen ata janë në anën e palës shqiptare. Por disa të anketuar shprehen të sigurt se në rast se pranohet lista e përbashkët e partive maqedonase, këshilli i qytetit do të drejtohet nga koalicioni LSDM-VMRO.

“Besoj që shqiptarët këtë duhet ta kishin bërë më përpara,pasi që nga ajo që dimë që radhën e fundit,BDI ka fituar kandidatin në Strugë me shumë përpjekje të mëdha,duke i bashkuar edhe votat e PDSH edhe partive pak më të vogla, atëherë besoj se që kësaj radhe të bashkohen shqiptarët dhe të vetëdijësohen që mos e humbin Strugën”

“Nuk besoj që ka rrezik që të humbet Struga se gjithsesi elektorati shqiptar është më sasior,por ka rrezik që të shtohet lista e këshilltarëve maqedonas. Kjo është një thirrje e ndërgjegjes që në të ardhmen elektorati shqiptar të unifikohet ta gjej mendjen për të dal të bashkuar dhe për të dalë më të fortë për realizimin e aspiratave tona”

“Dalja e VMRO-se dhe LSDM-se më listë të përbashkët të këshilltarëve dhe me një kandidat të vetëm,mund të themi që është brengosëse nëse shqiptarët nuk dalin në zgjedhje në mënyrë masovike. Shqiptarët duhen të dalin në votime, me edhe të tjerët që janë më afër nesh të na përkrahi, por nuk duhet të jemi me ndjenjë që kjo punë kryhet,sepse matematikat mund të ndryshojnë,sepse shifrat flasin në favorin tonë”

“Sa i përket unifikimit të faktorin maqedonas në zgjedhjet lokale në 24 mars,shqiptarët ose partitë shqiptare kanë mundësi më së pari kryetarin e këshillit mund ta humbin, sepse ne konkurrojmë me katër lista dhe aty ka një mundësi që faktori maqedonas që të dominon, dhe gjasat janë që ta fitojnë kryetarin e këshillit, ka mundësi edhe shumicën edhe antarëve të këshillit”

“Unë apeloj në partin që është në pushtet BDI,sidomos për në Strugë të bashkohet me partitë shqiptare,deri sa ato kanë bërë një marrëveshje për Strugën,SDSM dhe VMRO,neve na mbeti kjo,pra I lutemi BDI që sa më parë të bëj marrëveshje me PDSH,për të zgjedhur kryetarin e komunës së Strugës. kërkoj me çdo kusht që Struga mos na iki nga ana tjetër”

Për qytetin e Strugës BDI garon me Arben Llabënishtin ndërsa PDSH-ja me Zijadin Selën. RDK-ja e Rufi Osmanit nuk ka nxjerrë kandidat për Strugën duke thënë se nuk kanë dashur të përçajnë votën e shqiptarëve. Ndërsa partitë politike maqedonase, në momentin e fundit arritën marrëveshje për Strugën, që LSDM-ja opozitarë të mbështesë kandidatin e VMRO DPMNE-së për Strugë, ndërsa partia e kryeministrit Gruevski të mbështesë listat e këshilltarëve të LSDM-së.ALBTIME

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *