Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, raportohet për parregullësi

Gostivar, raportohet për parregullësi

24 mars-Aktivistë të në partie vazhdojnë me agjitimet dhe presionet ndaj qytetarëve në afërsi të vendvotimeve. Rreth orës 08:30 në afërsi të hyrjes të Shkollës së mesme teknike në Gostivar, ku ndodhen vendvotimet 0422, 0423 dhe 0424, aktivistë të dy partive agjitojnë tek votuesit e përkatësisë etnike maqedonase dhe bëjnë presion që të votojnë kandidatin e njërës parti për kryetar komune.

Në rajonin e Gostivarit janë denoncuar disa incidente. Vëzhgues të partive kanë thënë se në Simnicë rreth orës 09.00 është denoncuar shkelje e procesit zgjedhor, me ç’rast një person ka votuar për më shumë persona tjerë. Në fshatin Zdunjë, raportohet se në vendvotimin nr. 531 një votuesi i janë dhënë dy fletëvotime për listën e këshilltarëve.

Aktivistë të në partie vazhdojnë me agjitimet dhe presionet ndaj qytetarëve në afërsi të vendvotimeve. Rreth orës 08:30 në afërsi të hyrjes të Shkollës së mesme teknike në Gostivar, ku ndodhen vendvotimet 0422, 0423 dhe 0424, aktivistë të dy partive agjitojnë tek votuesit e përkatësisë etnike maqedonase dhe bëjnë presion që të votojnë kandidatin e njërës parti për kryetar komune.

Agjitime, vëzhguesit kanë vërejtur edhe në afërsi të SHF “Ismail Qemali” ku janë të vendosura 6 vendvotime. Të gjitha parregullsitë janë denoncuar në KKZ – Gostivar, ndërsa është njoftuar edhe Misioni vëzhgues I OSBE – ODIHR

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *