Home / Sport / Gostivari fiton derbin me Rufejën

Gostivari fiton derbin me Rufejën

“Loja nuk ishte në nivelin e duhur, por ne mbesim të kënaqur me tre pikët. Me rëndësi është fitorja, kurse lojën do të tentojmë ta përmirësojmë. Pa dashur të arsyetoj lojtarët për paraqitjen e tyre më të zbehtë, mendoj se ndikoi fakti që kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, derbi që duhej të fitohej dhe ndoshta kjo ngarkesë pengoi futbollistët për të dhënë më të mirën. E përsëris se mbeten me rëndësi tre pikët, të cilat na dërgojnë një hap para drejt realizimit të qëllimit tonë përfundimtar, inkuadrimit në Ligën e Parë”, u shpreh pas fitores me Rufenë, trajneri i Gostivarit, Jeton Beqiri.

Derbi shqiptar i Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Gostivarit dhe Rufejës ka përfunduar me fitore minimale 1:0 për skuadrën vendase. Dueli që tërhoqi vëmendje të madhe nga futbolldashësit në rajonin e Pollogut, solli futbolli interesant, me raste para të dyja portave dhe në një mënyrë plotësoi epitetin e derbit, pasi përballë ishin lideri i renditjes, Gostivari dhe Rufeja e vendit të tretë, por që ka ambicie për inkuadrim në Ligën e Parë. Vednasit pas fitores bindëse 5:0 në ndeshjen e parë me Tikveshin, pritej që të jenë skuadra që do të imponojë lojën e saj, mirëpo kjo nuk ndodhi pasi ndoshta për fajin e Gostivarit, por ndoshta edhe për lojën cilësore të Rufesë. Në kushte kur pjesa e parë nuk solli ndonjë ndryshim më të madh, moment për tu përmendur është lëndimi i rëndë i Dardan Miftarit, i cili përplas kokën në shtyllën e portës gjatë një intervenimi kur shpëtoi rrjetën e tij. Miftari u desh të braktisë lojën dhe të transferohet në spital, ndërsa vendin e tij në kuadrantin e Rufejës e zuri Amir Meravci. Pjesa e dytë solli imazhe të njëjta në teren, me vendasit që tentonin të shënojnë dhe me Rufenë që në momente të caktuara ishte më konkrete. Momenti i ndryshimit dhe vendimtar ka ndodhur në minutën e 80-të, kur Sadik Jusufi arrin të dërgojë topin në rrjetën e Rufesë, për epërsi 1:0 të vendasve dhe gëzim të madh në mesin e tifozëve të Gostivarit. 10-të minutat e fundit të takimit kaluan me tentime të Rufesë për të barazuar rezultatin, mirëpo ndryshim nuk pati, kështu që tre pikët shkuan në saldon e liderit të renditjes, Gostivarit. “Loja nuk ishte në nivelin e duhur, por ne mbesim të kënaqur me tre pikët. Me rëndësi është fitorja, kurse lojën do të tentojmë ta përmirësojmë. Pa dashur të arsyetoj lojtarët për paraqitjen e tyre më të zbehtë, mendoj se ndikoi fakti që kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, derbi që duhej të fitohej dhe ndoshta kjo ngarkesë pengoi futbollistët për të dhënë më të mirën. E përsëris se mbeten me rëndësi tre pikët, të cilat na dërgojnë një hap para drejt realizimit të qëllimit tonë përfundimtar, inkuadrimit në Ligën e Parë”, u shpreh pas fitores me Rufenë, trajneri i Gostivarit, Jeton Beqiri, skuadra e të cilit tani arrin në kuotën e 36 pikëve dhe ruan pozitën e parë në renditje, para Makedonija Gj.P. në vendin e dytë me një pikë më pak. E ndërkohë humbjen e dytë me rradhë në pranverë ka përjtuar Vrapçishti që është mundur 2:0 në transfertën me Skopjen. Përvec Gostivarit, fitore të rëndësishme kanë marë edhe ekipet tjera që kërkojnë kreun e tabelës, duke bërë shumë interesante luftën për Ligën e Parë. Makedonija Gj.P. ka fituar 2:0 Miravcin, ndërsa me të njëjtin rezultat Euromilku ka mundur Pobeda Juniorin. Lokomotiva triumfoi 2:1 kundër Babit, Korzo me të njëjtin rezultat fitoi Novacin, ndërsa pa gola është mbyllur takimi ndërmjet Ohrit dhe Tikveshit.

Rezultatet e javës së 17-të:
Skopje – Vrapçishti 2:0
Lokomotiva – Babi 2:1
Makedonija Gj.P – Miravci 2:0
Korzo – Novaci 2:1
Euromilk – Pobeda J 2:0
Ohri 2004 – Tikveshi 0:0
Gostivari – Rrufeja-M 1:0
11 Oktomvri – Maxhari Sol.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *