Home / Sport / Gostivari vazhdon sipas planit

Gostivari vazhdon sipas planit

“Plani fillestar është realizuar, pasi ne kishim planifikuar 6 pikë nga dy duelet e para. E tani sa i përket lojës më të dobët në sfidën me Rufejën, aty ka hapsirë për kritika. Normal që ndodh në sport ekipi të ketë ditë të dobët dhe ne do të tentojmë kjo mos përsëritet në të ardhmen. Pozitive është që edhe në rast të tillë morëm maksimumin e pikëve dhe tani na mbetet të vazhdojmë me punë të pandalshme, për t’u përmirësuar në kontuinitet para sfidave të ardhshme”, shprehen nga tabori i Gostivarit.

Lideri i renditjes tabelare në Ligën e Dytë të Futbollit në Maqedoni, Gostivari, vazhdon me sukses ecurinë e vet drejt përmbushjes së ambicieve për inkuadrim në Ligën e Parë. Skuadra në dy ndeshjet e para pranverore, shënoi sukses maksimal, dy fitore, gjashtë pikë, gjashtë gola të shënuar dhe asnjë të pranuar. Edhe pse pas triumfit të shkëlqyeshëm 5:0 në transfertën me Tikveshin, pasoi lojë më e dobët në fitoren 1:0 me Rufejën, gjithsesi nga tabori i Gostivarit, mbesin të kënaqur me efektin nga dy xhirot e para të gjysmëstinorit pranveror. “Plani fillestar është realizuar, pasi ne kishim planifikuar 6 pikë nga dy duelet e para. E tani sa i përket lojës më të dobët në sfidën me Rufejën, aty ka hapsirë për kritika. Normal që ndodh në sport ekipi të ketë ditë të dobët dhe ne do të tentojmë kjo mos përsëritet në të ardhmen. Pozitive është që edhe në rast të tillë morëm maksimumin e pikëve dhe tani na mbetet të vazhdojmë me punë të pandalshme, për t’u përmirësuar në kontuinitet para sfidave të ardhshme”, shprehen nga tabori i Gostivarit. Pas sfidës së fituar 1:0 me Rufejën, ekipi nën drejtimin e shefit të stafit teknik, Jeton Beqiri, ka vazhduar me seancat e rregullta stërvitore, duke u përgatitur për ndeshjen e rradhës. Vëmendje i është kushtuar eliminimit të mangësive që u paraqitën në lojën me miletinasit. Kundërshtar i rradhës i liderit të renditjes, është skuadra fqinje, Vrapçishti. Derbi lokal i qytetit të Gostivarit, tëheq vëmendje të madhe në rajonin e Pollogut dhe nga tabori i KF Gostivarit janë të vetëdijshëm se si lider të renditjes kanë obligim që të dhurojnë futboll cilësor. “Jemi të gatshëm për derbin lokal me Vrapçishtin, skuadër tepër e papërshtatshme në teren të vet. Ne jemi të gatshëm për të dhuruar lojën tonë më të mirë të mundshme, në tentimin për të marë fitoren e rradhës, ndërsa njëkohësisht për të kënaqur publikun që do të jetë i pranishëm. Si liderë të renditjes kemi pranuar rolin e favoritit dhe në çdo ndeshje shkojmë të arsyetojmë ambiciet tona për Ligën e Parë. Normal, respektojmë në maksimum Vrapçishtin dhe e dijmë se nuk do ta kemi të lehtë të marrim tre pikët”, vlerësojnë nga tabori i KF Gostivarit. Ndeshja ndërmjet Vrapçishtit dhe Gostivarit zhvillohet të shtunën me fillim në orën 14:00, në stadiumin e fshatit Vrapçisht.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *