Home / Lajme / Maqedoni / Grupi i të rinjve janë shpërndarë pa incidente të mëdha

Grupi i të rinjve janë shpërndarë pa incidente të mëdha

8 mars-Qindra të rinj, midis të cikëve edhe minorenë, të cilëve iu shoqëruan edhe disa persona më të rritur, pasi te ish-shtëpia e mallrave “Most” u penguan nga policia për të vazhduar drejt urës së “Goce Delçev”-it, përmes Bit Pazarit u kthyen në Çair dhe u shpërndanë.

Grupi i të rinjve të cilët pas namazit të sotëm para xhamisë Jahja Pasha u nisën drejt Qeverisë, pasdite janë shpërndarë pa incidente të mëdha.

Qindra të rinj, midis të cikëve edhe minorenë, të cilëve iu shoqëruan edhe disa persona më të rritur, pasi te ish-shtëpia e mallrave “Most” u penguan nga policia për të vazhduar drejt urës së “Goce Delçev”-it, përmes Bit Pazarit u kthyen në Çair dhe u shpërndanë.

Disa prej tyre gjatë rrugës kanë gjuajtur me gurë dhe kanë brohoritur parula, por nuk ka ardhur deri në incidente serioze.

Pas protestave të dhunshme të javës së kaluar, përmes rrjeteve sociale kishte thirrje për tubime të reja sot dhe nesër.

Policia ka ndërmarrë masa parandaluese për parandalimin e trazirave eventuale të reja. Patrulla policore kanë në vendet kritike dhe në stacionet e autobusëve. MPB u bëri thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë, duke i përshirë edhe mediat dhe organizatat joqeveritare që të kyçen në mënyrë aktive dhe ta japin kontributin e tyre për qetësimin e pasioneve.

“Pa dallim që asnjë protestë nuk është paralajmëruar formalisht, në bazë të njohurive dhe informacioneve operative, policia do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, ndërsa kundër të gjithëve, të cilët do të shkaktonin ose do të marrin pjesë në çfarëdo qoftë incidente do të pasojnë sanksione më të ashpra. Qytetarët, të cilët mendojnë të marrin pjesë në ndonjë protestë nuk duhet të lejojnë të manipulohen dhe të tërhiqen në çfarëdo qoftë skenari, sepse ngarkesa e përgjegjësisë do të bie mbi kurrizin e tyre, kumtoi MPB.

Në disa shkolla të Shkupit, sot ka orë të shkurtuara me qëllim që turni i pasditës së përfundojë më herët.

Gjykim për incidentet dhe apel për qetësim të situatës dërguan edhe Bashkësia Islame dhe Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive fetare dhe grupet religjioze, si dhe BE-ja dhe Ambasada e SHBA-së.

Protestë është organizuar edhe të shtunën e kaluar, e cila eskaloi në dhunë rrugore, në të cilën u lënduan disa qytetarë, policë, u demoluan automobilë, ndërsa i është vënë flaka edhe një autobus i NPT

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *