Home / Sport / Hamdi Salihi “pushton” Kinën

Hamdi Salihi “pushton” Kinën

Hamdi Salihit i është dashur pak kohë për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kinez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë njeriu i ndeshjes në Superkupën e Kinës, të fituar 2-1 nga Jiangsu Sainty përballë Guangzhou Evergrande, skuadrës që drejtohet nga i mirënjohuri Marçelo Lipi dhe që në vitet e fundit ka dominuar futbollin kinez.

Guangzhou kishte fituar kampionatin dhe Kupën në sezonin e kaluar, ndërsa mendohej se do të fitonte edhe trofeun e tretë radhazi, Superkupën e Kinës. Por Salihi ka prishur planet e Lipit, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij me një gol me kokë në minutën e 20-të.
Vetëm 10 minuta më vonë, ai ishte protagonisti i golit të dytë, duke dhënë pasimin për Borovitz që dyfishoi shifrat. Më pas, Sainti vetëm mendoi të ruante rezultatin dhe ndonëse pësoi një gol në pjesën e dytë, arriti të fitonte 2-1 dhe të merrte trofeun e parë në historinë e këtij klubi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *