Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj hapi fushatën e PDSH-së në Çair

Haradinaj hapi fushatën e PDSH-së në Çair

4 mars-Ndërkohë kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, në fjalimin e tij u shpreh i sigurt si në fund të këtij procesi zgjedhor, subjekti që drejton ai do të dalë fitues.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot në Shkup qëndroi në shtabin e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair.

Ai para simpatizantëve të PDSH-së tha se ka ardhur për t’i dhënë mbështetje kësaj partie politike. Haradinaj në mënyrë publike ftoi që të votohen kandidatët e PDSH-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars. “Erdha për ti dhënë mbështetje PDSH-së sepse në këto zgjedhje lokale i ka kandidatët më të mirë”, theksoi Haradinaj.

Ai para simpatizantëve të PDSH-së në Çair të Shkupit tha se, ka ardhur për t’i dhënë mbështetje kësaj partie politike. Haradinaj në mënyrë publike ftoi që të votohen kandidatët e PDSH-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars.

Ndërkohë kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, në fjalimin e tij u shpreh i sigurt si në fund të këtij procesi zgjedhor, subjekti që drejton ai do të dalë fitues.

Ndërkohë, kandidati i PDSH-së për Komunën e Çairit Muhamet Thaçi u shpreh se është koha kur duhet dhënë fundin atyre që mundësuan diskriminim që po u bëhet sot shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *