Home / Lajme / Rajon / Haradinaj i hapur edhe për Vetëvendosjen, Vetëvendosje e refuzon

Haradinaj i hapur edhe për Vetëvendosjen, Vetëvendosje e refuzon

Por, Haradinaj tha se nuk do të përfshihet në asnjë bllok opozitar, sikurse blloku i djathtë i propozuar muaj më parë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tashmë e ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit.
Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën parti në vend, përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen. Por, Haradinaj tha se nuk do të përfshihet në asnjë bllok opozitar, sikurse blloku i djathtë i propozuar muaj më parë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV.

Vetëvendosje shpejt ia ktheu përgjigjen AAK-së. Lëvizja e Albin Kurtit mendon se programet e Vetëvendosjes dhe AAK-së nuk përputhen në asnjë formë.

Duket sikur pjesëmarrja e AAK-së në bisedime, si dhe mospërkrahja e iniciativave të Vetëvendosjes në Kuvend, kanë shuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me AAK-në. Telegrafi

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *