Home / Sport / Heinkes: Shpëtuam, por me një sy të nxirë!

Heinkes: Shpëtuam, por me një sy të nxirë!

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes 2-0 përballë Arsenalit që për pak u rrezikoi kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Tekniku pranoi se gjërat nuk kishin shkuar siç pritej për skuadrën e tij, e cila u kualifikua vetëm falë rregullit të golave në fushën kundërshtare pasi kishte fituar 3-1 takimin e parë në Londër.

“Mendoj se në përgjithësi duhet të jemi kritikë ndaj paraqitjes sonë. Në fund, ia dolëm të kualifikoheshim, por me një sy të nxirë”, ishte batuta e tij ironike në përfundim të ndeshjes.
“Goli i shpejtë bëri që të humbim konceptin dhe ritmin e lojës tonë të zakonshme. Nuk mund të them se ishim të çuditur nga ai gol, por nuk arritëm të reagonim të paktën në pjesën e parë. Nuk luajtëm kurrë të qetë, siç bëjmë zakonisht. Kjo ndeshje duhet të jetë një shembull për ne, për të treguar se nuk ke kaluar kurrë në turin tjetër derisa të jetë luajtur edhe ndeshja e dytë”, tha ai, duke lënë të kuptohet se në këtë paraqitje mund të kishte ndikuar edhe siguria e tepruar e lojtarëve të tij para sfidës me Arsenalin.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *