Home / Lajme / Maqedoni / Heshtje zgjedhore, votojnë të burgosurit, personat e shpërngulur dhe të sëmurit

Heshtje zgjedhore, votojnë të burgosurit, personat e shpërngulur dhe të sëmurit

23 mars-Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese do ta realizojnë 1.446 votues, ndërsa jashtë vendit të jetesës 136 zgjedhës me status të personave të shpërngulur brenda vendit, personat që ndodhen në vuajtjen e masës së burgimit shtëpiak dhe personat e sëmurë, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore. Votimi ka filluar në orën 7 dhe do të zgjasë deri në ora 19.

Në mesnatë përfundoi fushata për zgjedhjet vendore, që do të mbahen nesër dhe filloi heshtje zgjedhore.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese do ta realizojnë 1.446 votues, ndërsa jashtë vendit të jetesës 136 zgjedhës me status të personave të shpërngulur brenda vendit, personat që ndodhen në vuajtjen e masës së burgimit shtëpiak dhe personat e sëmurë, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore. Votimi ka filluar në orën 7 dhe do të zgjasë deri në ora 19.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Janë parashtruar 350 lista për kryetarë të komunave dhe 480 lista për këshilltarë. Në 2.976 vendvotime, votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë. Për kryetar dhe për Këshilltar të kryeqytetit Shkup, të drejtën e tyre për votë mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore në 536 vendvotime.

Këto janë zgjedhjet e gjashta vendore në Maqedoni. Të parat janë mbajtur në vitin 1990, të ardhshmet në vitin 1996, 2000, 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *