Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Amendamentet janë gati, do të merrni rezolutë pozitive nga PE-ja (VIDEO)

Hovit: Amendamentet janë gati, do të merrni rezolutë pozitive nga PE-ja (VIDEO)

20 mars-Sipas Hovitit, kjo gjuhë provokon debat dhe kjo fjalë nuk është tradicionale në fjalorin diplomatik, por provokon bisedë dhe tërheqë vëmendje të qëllimit të tij, që sipas tij është që të tregojë se reformat dhe progresi i vendit do të përmirësohen në mënyrë signifikuese nëse fillojnë bisedimet aderuese.

Kemi marrëveshje politike midis të gjitha partive politike në Parlamentin Evropian për kompromis-amendamente për gjithçka përveç për një pikë, e ajo është diçka që ndryshon shumë shpejt dhe për çka vazhdimisht na duhet azhurnim. Këtë në bisedë me korrespondentin e MIA-s nga Brukseli e potencoi raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit, në lidhje të votimin e ardhshëm për Rezolutën për vendin e caktuar për më 8 prill.

Sipas Hovitit, prej 203 amendamenteve të parashtruara kryesisht nga eurodeputetë grekë dhe bullgarë, tani ka dhjetëra të bashkuara të cilat për dy javë e gjysmë Komiteti për punë të jashtme (AFET) do t’i votojë në seancën e pasdites.

Deputeti britanik në Parlamentin Evropian refuzon të tregojë rreth cilës pikë nuk mund të gjendet marrëveshje, por potencoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë pikë të madhe politike, por, sot “dëshirojmë të shfrytëzojmë gjuhë bazike që ishte shembull para Krishtlindjeve”, thotë ai.

“Për çdo rast, me rëndësi është që nuk ka ndonjë mosmarrëveshje të madhe midis meje si raportues dhe raportuesve në hije të cilët janë përfaqësues të të gjitha partive politike në Parlamentin Evropian. Kemi bërë progres mjaft të mirë, e caktuam votimin për Rezolutën e Komitetit për punë të jashtme (AFET) për më 8 prill, pasdite dhe unë do të përkushtohem se pas marrëveshjes në Shkup në fillim të këtij muaji, PE-ja do të përballet me këtë raport në kornizë pozitive dhe konstruktive dhe unë jam i sigurt se kështu do të jetë”, thotë Hovit.

Në lidhje me marrëveshjen, të cilën e ndërmjetësuan ai dhe eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle, si dhe kolegu i tij Jerzhi Buzek, Hovit potencoi se është i bindur se në AFET do të gjendet konsensus për amendamentin në lidhje që ky pajtimi politik të jetë në kornizë pozitive dhe konstruktive, për çka britaniku thotë se vetë ai është obliguar gjatë vizitës së Shkupit. Për atë nëse do të ketë kritika negative dhe “goditje dhëmbësh” për Maqedoninë në rezolutën e PE-së, Hovit thotë se raporti i PE-së për çdo vend që inkuadrohet drejt Bashkimit Evropian përmban edhe kritikë konstruktive.

“Raporti im do të jetë i ngjashëm si edhe ato paraprake, por kritika është në drejtim të miqësisë së vërtetë me vendin dhe një motivim i vërtetë që të mbahet në rrugën drejt Unionit. Asgjë më shumë, asgjë më pak”, ishte decid deputeti nga radhët e social-demokratëve.

Sipas Hovitit, mund të pritet edhe një rekomandim nga Europarlamenti deri te Këshilli Evropian për fillim të pa anuluar të negociatave inkuadruese me Maqedoninë.

“Kohën për votimin e Rezolutës e kemi vendosur që të jetë para Raportit special të Komisionit Evropian ( i cili do të shpallet më 16 prill) edhe pse i përket progres-raportit të Komisionit nga muaji tetor, të vitit të kaluar dhe shpresoj se ai, së bashku me raportin e KE-së do të sjellë vendim pozitiv edhe në Samitin e Këshillit Evropian në qershor të këtij viti. Ky mbetet përkushtimi im”, thotë ai.

Raportuesi për Maqedoninë në PE konfirmon edhe se mbiemri “maqedonisht” do të gjendet në këtë rezolutë, por vetëm një herë.

“Këtë vit jemi në pozitën e njëjtë si vitin e kaluar, dhe kjo është se dakorduam në PE që ta shfrytëzojmë emrin e shtetit sipas marrëveshjes në Kombet e Bashkuara edhe atë duhet ta bëjmë kështu se kemi obligim juridik. Por, unë vazhdoj ta shfrytëzoj edhe fjalën ‘maqeonisht’, si vjet dhe tani do të ketë një referencë me këtë mbiemër me të cilin dëshirojmë t’u tregojmë njerëzve nga ky vend se ne e njohim këtë substancë në këtë moment. Por, i kam përjashtuar të gjitha referencat e tjera të cilat i përkasin emrit që është praktika ime normale se dëshiroj që Parlamenti Evropian me të vërtetë të ndihmojë dhe të jetë konstruktiv me rezolutën e vet, që pranohet në vendin tuaj, por edhe në Evropë dhe besoj se kjo është mënyra në të cilën e arrij këtë”, thotë Hovit.

Në pyetjen nëse do të kemi mundësi të shohim rezolutë për Maqedoninë në të cilën PE-ja do t’i drejtohet shtetit me “ky vend” ose “ai vend”, e jo me emrin kushtetues që është edhe e drejtë themelore njerëzore për vetëidentifikim dhe nëse është kjo normale dhe nëse e njëjta praktikohet edhe në rastet e tjera, Hovit me përgjigje diplomatike: “Praktika ime edhe vjet ishte që ta shfrytëzoj emrin ‘makedonski’ në mënyrë që shumë njerëz në vend më kanë kërkuar, që deri atëherë edhe Komisioni Evropian ka refuzuar ta bëjë këtë, deri në këtë vit. Por, unë në këtë mënyrë me sukses i kam bindur në KE ta shfrytëzojnë mbiemrin ‘makedonski’ në progres-raportin e tij në tetor të vitit të kaluar. Për këtë do të duhet të marr falënderim dhe do të vazhdoj ta bëj të njëjtën se po e bëj duke i dëgjuar lutjet e popullit të këtij vendi”, potencoi eurodeputeti britanik.

Hovit thotë edhe se do të ketë një referencë për incidentet e fundit etnike në Maqedoni, me të cilën PE-ja do t’i inkurajojë palët që të krijojnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ai konfirmoi se në BE janë mirë të njoftuar me këto incidente dhe nuk do t’i dënojnë sepse kjo do të ishte gabim.

“Në rregull për ne është që dërgojmë apel për normalizimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe të japim mbështetje për të gjithë që luftojnë për këtë”, thotë Hovit.

Në konstatimin se para se ai, Fyle dhe Buzeku të vijnë në Shkup kishte një hendek të thellë midis dy partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, me çka partia opozitare e ka bojkotuar Parlamentin dhe është kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve lokale, e tani, pas menaxhimit të suksesshëm të kësaj krize politike prej tyre kemi rast që këto parti madje edhe të jenë në koalicion në Kërçovë dhe në Strugë, Hoviti me buzëqeshje konstaton se “PE-ja nuk do ta marrë parasysh këtë”.

“Obligimi ynë është të vendosim vlerësimin e OSBE-së dhe ODIHR-it nga mbikëqyrja e tyre në procesin zgjedhor, nuk është e dobishme që PE-ja të ‘ndajë benzinë’ në lidhje të të gjitha ndodhive në nivel politik. Vlerësimet tona do të vijnë, por kjo do të jetë shumë vonë. Ne me qëllim kemi bërë që votimi për Rezolutën të jetë pasi të përfundojë edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kjo do të thotë se mbetemi të hapur dhe miratimi i të gjitha amendamenteve varet nga zhvillimi i ngjarjeve rreth zgjedhjeve. Ky opsion është i hapur. Tani jemi në fushatë dhe unë do të dëshiroj të bëj apel për partitë politike në vend që ta zhvillojnë fushatën sipas interesit të tyre, që është e drejtë demokratike, por këtë ta bëjnë në mënyrë të qetë dhe me respektim të duhur në principet demokratike. Dhe nëse këtë mund ta bëjnë, atëherë ne do të kemi zgjedhje të fuqishme demokratike që do të ishte një sinjal deri te BE-ja që ta mbështesë vendin në hapat e saj të ardhshme drejt integrimit në Union dhe në NATO”, sqaroi raportuesi për Maqedoninë nga PE-ja.

Për atë nëse propozohet diçka tjetër në rezolutën në lidhje me zgjidhjen e kontestit të imponuar për emrin me Greqinë, sepse paraprakisht kërkohej që BE-ja të inkuadrohet më thellë në këtë proces madje edhe së bashku me KB-në të jetë lehtësues dhe nëse ka sinjale nga anë të ndryshme në Union, të cilët kërkojnë që BE-ja të inkuadrohet më shumë në zgjidhjen e këtij problemi të imponuar “, Hovit me përgjigje: “E kemi parë propozimin e komisionerit Fyle në Raportin e fundit të Komisionit për vendin tuaj në të cilin propozon që të fillojnë bisedimet aderuese, me atë që çështja e emrit do të zgjidhet në fazën e hershme të negociatave. Fyle është eurokomisar, e ai e prezanton Unionin, që do të thotë se në këtë mënyrë ne tani më propozojmë edhe rol më të madh të BE-së në këtë proces. Unë e mbështes atë për këtë propozim, për të cilin edhe kemi biseduar para Komisionit që ta propozojë në progres-raportin”, potencoi Hovit.

Eurodeputeti britanik konfirmon se do të luftojë që të qëndrojë propozimi i tij se do të ndodhë kthesë në raportin e Maqedonisë me BE-në nëse vendi ynë i fillon negociatat inkuadruese sa më shpejt që është e mundur, sepse eurodeputetët grekë dhe bullgarë kërkuan që kjo të nxirret nga Rezoluta.

Sipas Hovitit, kjo gjuhë provokon debat dhe kjo fjalë nuk është tradicionale në fjalorin diplomatik, por provokon bisedë dhe tërheqë vëmendje të qëllimit të tij, që sipas tij është që të tregojë se reformat dhe progresi i vendit do të përmirësohen në mënyrë signifikuese nëse fillojnë bisedimet aderuese.

“Ky është mesazhi që unë dua ta dërgoj deri dhe përmes Parlamentit Evropian, ndërsa jam i sigurt se për këtë kam mbështetje nga shumë njerëz në vend”, decid është Hoviti.

Ai edhe një herë konfirmoi se në Komitetin për punë të jashtme të PE-së ka marrëveshje për amendament kompromis pothuajse për gjithçka dhe se ai është i bindur se do të ketë edhe marrëveshje të plotë.

Siç dihet, AFET më 4 mars duhej ta votojë rezolutën për Republikën e Maqedonisë, por pikërisht me kërkesë të Riçard Hovit, me qëllim që e njëjta të mos jetë negative për shkak të mospajtimeve të pazgjidhura politike deri atëherë në vend, votimi u anulua për më 8 prill, me ç’rast ndërkohë gjërat në Maqedoni u kthyen në normalitet, pikërisht pas ndërmjetësimit të britanikut dhe kolegëve të tij nga BE-ja.

HOVIT: DO TË MERRNI REZOLUTË POZITIVE NGA PARLAMENTI EVROPIAN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *