Home / Lajme / Maqedoni / Hovit mohon se është dakorduar datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Hovit mohon se është dakorduar datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Shkup, 02 Mars – Raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian Riçard Hovit mohon se treshja evropiane dhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dje kanë dakorduar datë ose “datë për datë” për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian Riçard Hovit mohon se treshja evropiane dhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dje kanë dakorduar datë ose “datë për datë” për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Hovit konfirmon se edhe dje në Shkup në deklaratën e tij, si edhe në marrëveshjen, vetëm qëndron se “do të ketë diskutime për të gjitha opsionet pa prejudikuar kohë konkrete”.

“Nuk e di se pse ka interpretime të gabueshme lidhur me marrëveshjen e cila është tejet e qartë”, deklaroi Hovit, madje duke konfirmuar se refuzon të flasë për ndonjë datë lidhur me organizimin e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme.

Sipas eurodeputetit britanik, i cili dje së bashku me kolegun e tij nga Europarlamenti Jerzhi Buzek dhe me komisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, ndihmuan për arritje të marrëveshjes për fund të krizës politike që e imponoi partia e Branko Cërvenkovskit, data e 1 shtatorit të vitit 2013 dhe në përgjithësi ky muaj në fakt është nxjerrë nga diskutimi i cili dje u zhvillua në Shkup.

HOVIT MOHON SE JANË DAKORDUAR PËR ZGJEDHJE TË PARAKOSHME PARLAMENTARE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *