Home / Lajme / Maqedoni / Huliganët maqedonas sulmojnë lagjen shqiptare Nerez të Shkupit

Huliganët maqedonas sulmojnë lagjen shqiptare Nerez të Shkupit

Një grup huliganësh maqedonas mbrëmë kanë sulmuar prona private, dyqane dhe makina të banorëve shqiptarë në lagjen Nerez të Shkupit.

Policia informoi se një grup i të rinjve huliganë kanë thyer xhama të dyqaneve dhe shtëpive, kanë djegur tre makina si dhe kanë demoluar një dyqan, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, mirëpo nuk ka pasur të lënduar.

Njësitet speciale policore kanë ndërhyrë në këtë zonë, duke ndërprerë turmat e huliganëve maqedonas, që po vazhdonin vandalizmin dhe thirrjet antishqiptare. MPB informoi mbrëmë vonë se një pjesë e autorëvë të këtyre akteve vandale janë ndaluar dhe po mbahen në biseda informative në stacionet policore të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes në Nerez ka shkuar mbrëmë vonë edhe Izet Mexhiti dhe funksionarë të lartë shqiptarë. Lagja Nerez e banuar me shqiptarë gjendet në komunën e Karposhit në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *