Home / Lajme / Maqedoni / Humbi jeten ne Zvicer nje 19 vjecar

Humbi jeten ne Zvicer nje 19 vjecar

19 Vjecari eshte nga Maqedonia

Një 19 vjeçar nga Maqedonia, me qëndrim në Zvicër ka humbur jetën para një jave derisa po e ngiste veturën e tij me shpejtësi të tejkaluar, prej 200 km/h në tunelin Schweizerhalle në Muttenz të Baselandit. Me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona.

I ndjeri, i lindur në Maqedoni, ka jetuar me prindërit në Riehen të Bazelit. Veturën, një bolid Nissan 540 kuaj fuqi e kishte marrë dhuratë nga babai pak muaj më parë.
Duke vozitur me shpejtësi të tejkaluar dukshëm në tunel, siç e tregojnë edhe xhirimet e videokamerave të instaluara, ai humb kontrollin mbi makinën e tij, bëhet e ditur në një kumtesë të policisë së kantonit. Së pari godet një makinë VW Touran dhe pastaj një mercedes. Për pasojë, një zvicerane 34 vjeçare dhe një zviceran 31 vjeç pësojnë lëndime të rënda.
I riu, i lënduar rëndë transportohet në spital me autoambulancë. Të nesërmen ai ndërron jetë nga plagët e pësuara. Prindërit e tij janë në pikëllim të thellë. Ai ishte djali i tyre i vetëm.
Por, në dhimbjen e tyre të madhe ata kujtohen t`u kërkojnë falje në emrin e djalit të tyre të vdekur personave të lënduar informon portali tetova1.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *