Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi braktis seancën e KSHZ-së

Ibrahimi braktis seancën e KSHZ-së

10 mars-Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi nga BDI, i cili dje braktisi mbledhjen dhe kundërshtoi komisionin lidhur me pranimin e kërkesës së VMRO-DPMNE për tërheqjen e listës së saj për Strugën dhe Kërçovën dhe propozimin për dorëzimin e listës së përbashkët me LSDM.

Anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibrahimi ka braktisur sot seancën e këtij komisioni në shenjë pakënaqësie kundër vendimit të Gjykatës Administrative, që anuloi vendimet e Komisioneve Zgjedhore Komunale (KZK) për Strugën dhe Kërçovën.

Gjykata pranoi listat e përbashkëta zgjedhore të dy partive më të mëdha maqedonase të pozitës dhe opozitës VMRO-DPMNE dhe LSDM për komunat Strugë dhe Kërçovë. Vendimi i gjykatës pasoi gjashtë orë pasi që KZK-të kishin hedhur poshtë këto lista, duke i vlerësuar si të paligjshme dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor.

”Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative për anulimin e vendimeve ligjore të komisionit zgjedhor të komunës Kërçovë dhe të komisionit zgjedhor të komunës së Strugës është atentat kundër procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Me vendimet e këtilla është pezulluar ligji dhe shteti juridik. Në mënyrë që ta ruaj integritetin tim ligjor dhe profesional, do ta braktisë këtë mbledhje që të mos marr pjesë në kurorëzimin e vendimeve të miratuara në kundërshtim me dispozitat e kodit zgjedhor. Le të jenë me fat zgjedhjet lokale të vitit 2013”, ka theksuar Ibrahimi.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi nga BDI, i cili dje braktisi mbledhjen dhe kundërshtoi komisionin lidhur me pranimin e kërkesës së VMRO-DPMNE për tërheqjen e listës së saj për Strugën dhe Kërçovën dhe propozimin për dorëzimin e listës së përbashkët me LSDM.

KSHZ sot ka tërhequr shortin sot për pjesëmarrësit në zgjedhje që dorëzuan listat deri më 8 mars, kryesisht ka të bëjë me opozitën maqedonase. KSHZ nuk ka pranuar propozimin e kryetarit Boris Kondarko për të shkarkuar kryetarin e KZK-së në Shutkë. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *