Home / Lajme / Maqedoni / Incident në Neproshten – Tetova e qetë (VIDEO)

Incident në Neproshten – Tetova e qetë (VIDEO)

Tetovë, 02 Mars – Si refleksion I situatës në Shkup, ku u rahën të rinj shqiptarë incident është rregjistruar në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës.

Si refleksion I situatës në Shkup, ku u rahën të rinj shqiptarë incident është rregjistruar në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës.

Ministria e Punëve të Brendëshme njoftoi se dje rreth orës 15.00 K.T dhe shoku i tij 10 vjecar, nga ky fshat janë sulmuar nga të rinj të ilët kanë folur në gjuhën shqipe derisa kanë qenë duke luajtur futboll në fushën e sportit në këtë fshat bashkë me disa të tjerë.

Incidenti ka ndodhur kur katër persona janë afruar tek fusha e sportit dhe kanë filluar të gjuajnë me gurrë pas sulmuesve, duke u shkaktuar lëndime trupore. Më pas të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovë, ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë njëri është ndalur për kurim në spital kurse tjetri është lëshuar për kurim në shtëpi. Ndërkohë në qytetin e Tetovës situata është e qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.

Ka shumë pak lëvizje nëpër qytet ndërsa nuk raportohet për incidente të mundshme.

INCIDENT NË FSHATIN NEPROSHTEN, TETOVA ËSHTË E QETË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *