Home / Sport / Interi në krizë, e mund edhe Bolonja

Interi në krizë, e mund edhe Bolonja

Interi është në krizë dhe këtë e vërtetojnë edhe rezultatet e dobëta të kësaj skuadre. Konfirmimi i radhës ka ardhur nga humbja e papritur e pësuar në shtëpi përballë Bolonjës, e cila ka mundur 1-0 skuadrën e Stramaçionit.

Ky i fundit, i kontestuar edhe nga tifozeria zikaltër, dukej qartësisht që kishte gabuar zgjedhjet e tij për formacionin titullar, sidomos me mesfushorët Gargano, Skeloto e Benasi të cilët dhanë një paraqitje aspak të mirë. Për më tepër, rastet më të mira të ndeshjes i krijoi Bolonja e cila gjeti golin që përcaktoi fatin e takimit në minutën e 57-të me autor Xhilardinon. Aktivizimi në pjesën e dytë i Kasanoi e Kambiaso ndryshoi disi lojën e Interit, por jo aq sa për të dalë me pikë nga kjo sfidë.
Tani zikaltërit e shohin veten jashtë zonës së Ligës së Kampioneve, në vendin e pestë, të kaluar edhe nga Fiorentina. Skuadra e Firencës ka mundur 2-0 Lacion në “Olimpiko” dhe do të jetë protagoniste për luftën e Ligës së Kampioneve në javët e mbetura të këtij kampionati që po dhuron një betejë entuziazmuese mes skuadrave që synojnë të marrin pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Seria A
Java 28 / Rezultatet
Atalanta-Peskara 2-1
Juventus-Katania 1-0
Kievo-Napoli 2-0
Kaljari-Sampdoria 3-1
Palermo-Siena 1-2
Parma-Torino 4-1
Inter-Bolonja 0-1
Lacio-Fiorentina 0-2

Klasifikimi: Juventus 62; Napoli 53; Milan 51; Fiorentina 48; Inter 47; Lacio 47; Roma 44; Katania 42; Udineze 41; Sampdoria 35; Parma 35; Bolonja 35; Kaljari 34; Atalanta 33; Torino 32; Kievo 32; Xhenoa 26; Siena 24; Palermo 21; Peskara 21. (Penalizime: Torino -1, Sampdoria -1; Atalanta -2; Siena -6).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *